• Fillon linja e re e transportit Indi-Iran-Afganistan

India e ka inauguruar një rrugë të re tregtare me Afganistanin, nëpër portin strategjik iranian, Çabahar, duke e anashkaluar rivalin e vet të madh, Pakistanin. India sot ka transportuar 1.1 milion tonelata grurë për në Afganistan nëpërmjet portit iranian.

Kjo sasi e grurit, nga porti Çabahar, është  dërguar me kamionë në Afganistan. Kryeministri indian Narendra Modi të dielën përgëzoi Iranin dhe Afganistanin për dërgimin dhe rieksportimin e grurit indian në Afganistan nëpërmjet Iranit. “Besoj se kjo është pikë e fillimit të udhëtimit tonë për realizimin e spektrit të plotë të lidhshmërisë – prej kulturës e deri te tregtia, prej traditës e deri te teknologjia, nga investimet në IT, nga shërbimet në strategji dhe nga populli në politikë”, tha sot ministri i punëve të jashtme i Indisë, Sushma Swarraj. India, Afganistani dhe Irani, në vitin 2016 kanë vendosur që ta krijojnë një rrugë tregtare e cila do të mundësonte që prodhimet e Indisë të arrijnë në Azinë Qendrore. Pakistani nuk e lejon Indinë që transportin e mallrave për në Afganistan ta bëjë nëpër territorin pakistanez.

 

Tags

Oct 29, 2017 17:33 Europe/Tirane
Komente