• Presidenti iranian paralajmëron mbi përçarjet mes vendeve të rajonit

Fuqitë e mëdha botërore janë ende në kërkim të krijimit të përçarjeve midis popujve dhe shteteve në rajon, paralajmëroi të mërkurën presidenti iranian z. Hasan Ruhani. "Unë shpresoj se funksionarët në vende të caktuara në rajon e kuptojnë realitetin dhe ndihmojnë në nxitjen e solidaritetit dhe bashkëpunimit mes shteteve të rajonit," tha presidenti iranian në mbledhjen javore të kabinetit qeveritar.

Presidenti Ruhani dënoi politikat e ndjekura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe regjimi sionist në rajon, duke thënë se armiqësia e Uashingtonit dhe Tel Avivit ndaj vendeve të rajonit nuk është një surprizë. "Për vite me radhë, fuqitë hegjemoniste kanë plaçkitur pasuritë e vendeve të rajonit dhe në këmbim i furnizojnë ato me armë për të mbajtur ndezur flakët e luftës në rajon", tha Ruhani. Ai gjithashtu kritikoi Arabinë Saudite për armiqësinë e saj ndaj shteteve të rajonit. "Pyetja është pse sauditët kanë filluar një armiqësi të tillë dhe çfarë fitimi mund të arrijë Riadi duke marrë një qasje të tillë", tha ai. "Irani dhe Arabia Saudite kanë një histori të gjatë të marrëdhënieve miqësore dhe vëllazërore", shtoi presidenti Ruhani. Ai e paralajmëroi Riadin për qasjen e tij armiqësore ndaj popullit sirian dhe irakian, duke pyetur: ”Përse vazhdoni të përkrahni terroristët e ISIS dhe t'i lëshoni ata kundër popujve të rajonit?” “Pse vazhdoni të hidhni bomba ndaj popullit të Jemenit?”, pyeti presidenti i RII. Duke hedhur poshtë akuzat për ndërhyrjen e Iranit ne vendet e rajonit, presidenti iranian tha: “Irani ka ndërhyrë në Irak dhe Siri me kërkesën zyrtare të qeverive legjitime të këtyre vendeve për të luftuar terrorizmin dhe është krenar që ka ndjekur rrugën e luftës kundër terroristëve të ISIS në Irak dhe Siri dhe që ka shkatërruar komplotet e tyre kundër popujve të rajonit”.

 

Nov 08, 2017 18:32 Europe/Tirane
Komente