• Ministri iranian i informacionit: Ceremonia e Arbainit u mbajt në siguri të plotë

Ministri iranian i informacionit deklaroi se ceremonia e Arbainit u mbajt në siguri të plotë dhe deri tani nuk ka ndodhur asnjë ngjarje apo aksident.

Mahmud Alavi, duke folur mbi ndryshimet e nivelit të sigurisë në Irak dhe në Iran tha: Duke pasur parasysh dështimet e fundit të ISIS, elementë të këtij grupi terrorist janë përhapur në qytete të ndryshme të Irakut dhe kryejnë akte terroriste për të ruajtur ekzistencën e tyre. Ministri iranian i informacionit theksoi se vendosja e sigurisë në të tilla kushte është diçka e nevojshme dhe për fat të mirë aparatet irakiane kanë bashkëpunuar në formë sa më të mirë. Autoritetet irakiane arritën të organizojnë ceremoninë e Arbainit në siguri të plotë dhe për këtë forcat irakiane të sigurisë duhen vlerësuar. Vlen të theksohet se për çdo vit në ceremoninë e Arbainit të imam Huseinit (as) marrin pjesë me milion pelegrinë iranianë dhe nga e gjithë bota.

 

Nov 11, 2017 09:33 Europe/Tirane
Komente