• Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit: Marshi i Arbainit tregon shtrirjen e moralit të xhihadit dhe martirizimit në rrugën e Zotit

Lideri Suprem i Revolucionit Islamik të Iranit duke vlerësuar organizimin dhe pjesëmarrjen e mahnitshme në marshin e Arbainit të Imam Husejnit (a.s.) dhe duke u lutur për pranimin e lutjeve dhe vizitës së besimtarëve, ka falënderuar dhe vlerësuar organizatorët dhe organet kompetente për këtë ngjarje.

Ajetullah Khamenei, lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit, të hënën në takim me funksionarët dhe aktivistët e fushave kulturore të provincave Azerbajxhani Lindor dhe Kum, deklaroi se marshi i madhështor i Arbainit të Imam Husejnit (a.s.) tregon shtrirjen dhe përhapjen e moralit për xhihad dhe përpjekje në rrugën e Zotit dhe gatishmërinë e besimtarëve në këtë drejtim.  Ai tha: "Pjesëmarrja e këtij numri kaq të madh të besimtarëve myslimanë nga rajonet e ndryshme të botës pavarësisht kërcënimeve për sulme terroriste, është një fenomen i madh dhe tregon ngritjen e të menduarit dhe mobilizimin e përgjithshëm për të luftuar në rrugën e Zotit. Marshi i Arbainit të Imam Husejnit (a.s.) është i paparë dhe i pa përshkruar, prandaj është e nevojshme që të vlerësohet edhe puna e qeverisë së Irakut dhe e të gjitha organeve kompetente që kanë krijuar kushtet e përshtatshme dhe që kanë garantuar sigurinë e besimtarëve që kanë marrë pjesë në këtë ngjarje të madhe".

Tags

Nov 13, 2017 15:13 Europe/Tirane
Komente