• Madhështia e marshit të Arbainit nga këndvështrimit i Liderit Suprem të Revolucionit Islamik

Emri dhe kujtimi i  Imam Huseinit (as) çdo vit është përhapur gjithnjë e më shumë në botë. Pelegrinët e Arbainit Huseinian janë rritur nga 3 milionë në vitin 2003 në më shumë se 25 milionë gjatë këtij viti.

Lideri Suprem i Revolucionit Islamik të Iranit, Ajetollah Khamenei, duke vlerësuar organizimin dhe pjesëmarrjen e mahnitshme në marshin e Arbainit të Imam Husejnit (a.s.) dhe duke u lutur për pranimin e lutjeve dhe vizitës së besimtarëve, ka falënderuar dhe vlerësuar organizatorët dhe organet kompetente për këtë ngjarje.“Ne i përshëndesin nga zemra pelegrinët e Arbainit dhe popullin irakian që i pret ata me dashuri dhe bujari”-tha Ajetollah Khamenei. Lideri Suprem i Revolucionit Islamik të Iranit theksoi se marshi madhështor i Arbainit të Imam Husejnit (a.s.) tregon shtrirjen dhe përhapjen e moralit për xhihad dhe përpjekje në rrugën e Zotit dhe gatishmërinë e besimtarëve në këtë drejtim.  Ai tha: "Pjesëmarrja e këtij numri kaq të madh të besimtarëve myslimanë nga rajonet e ndryshme të botës pavarësisht kërcënimeve për sulme terroriste, është një fenomen i madh dhe tregon ngritjen e të menduarit dhe mobilizimin e përgjithshëm për të luftuar në rrugën e Zotit. Marshi i Arbainit të Imam Husejnit (a.s.) është i paparë dhe i pa përshkruar, prandaj është e nevojshme që të vlerësohet edhe puna e qeverisë së Irakut dhe e të gjitha organeve kompetente që kanë krijuar kushtet e përshtatshme dhe që kanë garantuar sigurinë e besimtarëve që kanë marrë pjesë në këtë ngjarje të madhe". Shpesh në përkujtimin tonë për tragjedinë e Ashures, harrojmë se Imam Husejni kurrë nuk kishte për qëllim të hynte në një luftë të armatosur kundër Jezidit, përkundrazi ai ishte i detyruar. Ajo që imami dëshironte më së shumti ishte pastrimi i islamit - feja e gjyshit të tij nga devijimet e shumta që një elitë u përpoq  të impononte në mënyrë që të realizoheshin më së miri interesat e tyre egoiste. Nëse nuk do të ishte lëvizja e  Imam Huseinit, ishte e mundur që Islami të ishte zbehur dhe humbur për shkak të ambicieve dhe egoizmave të një elite të fuqishme. Janë të paktë ata, nëse ka ndonjë, që kanë fituar ndonjëherë një dashuri të tillë, kanë frymëzuar një besnikëri të tillë dhe i kanë caktuar emrit të tyre një përkushtim të tillë vetëmohues. I martirizuar në shkretëtirën e Qerbelasë mbi 13 shekuj më parë, Imam Husein ibn Ali, nipi i Profetit Muhamed (savs) dhe Imami i tretë i myslimanëve, mbetet deri më sot një katalizator për ndryshim, një fener shprese dhe një dritë që nuk shuhet ndonjëherë. Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit e sheh rëndësinë e Arbainit huseinian në ringjalljen e kujtimit të dëshmorëve të Qerbelasë dhe në përjetësimin e mesazhit të tyre në këtë ditë. Ajetollah Khamenei thekson: “Shpresa mbijetoi nga guximi dhe përkushtimi i devotshëm Imam Huseinit(as) i cili u ngrit kundër armiqve të fesë në shkretëtirën e Qerbelasë, duke i mësuar popujt dhe  njerëzit e epokave të ardhshme se dinjiteti nuk mund të jetojë me nënshtrimin ndaj shtypjes, por në vetëm në rezistencë kundër tiranisë”. Sot më shumë se kurrë duhet të nxjerrim forcë dhe urtësi nga martirizimi i Imam Huseinit (as) dhe të konceptojmë mesazhin e tij brenda paradigmës sonë moderne.

 

Tags

Nov 13, 2017 18:20 Europe/Tirane
Komente