• Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit: Amerika, regjimi sionist dhe aleatet e tyre në rajon, janë faraonë të sotshëm në botë

Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit Amerikën, regjimin sionist dhe aleatet e tyre servilë në rajonin e Lindjes së Mesme i quaji faraonë të botës së sotshme dhe tha: "Disa politikanë amerikanë kanë pohuar se në rajonin Azisë Perëndimore duhet të krijohet luftë dhe konflikt në mënyrë që regjimi sionist të qëndrojë në një atmosferë të sigurt dhe trupi i përgjakur i botës islame të mos mund të zhvillohet".

Ajetullah Khamenei sot në përvjetorin e lindjes së Profetit të nderuar të Islamit Hazretit Muhamed s.a.v.s. dhe në përvjetorin e lindjes së Imam Xhafer Sadik (a.s.) priti në takim krerët e institucioneve të larta shtetërore, ambasadorët e vendeve islame dhe të ftuarit e konferencës "Uniteti Islam". Ai në këtë takim shprehu keqardhje për faktin se disa sundues të vendeve të rajonin ndjekin tërësisht dëshirat dhe kërkesat e Amerikës. Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit theksoi: "Republika Islamike e Iranit nuk ka kurrfarë motivi për mosmarrëveshje me shtetet myslimane dhe ashtu sikur që ka vendosur unitetin dhe vëllazërinë brenda në Iran, beson se edhe në botën islame duhet të vendosët uniteti dhe vëllazëria islame. Gjuha jonë përball atyre që ndjekin dëshirat dhe politikën amerikan në rajon, është gjuhë e këshillës dhe i këshillojmë ata se shërbimi ndaj fuqive arrogante dhe hegjemoniste të botës është në dëm të vet atyre dhe sipas Kur'anit të shenjtë, ndjekje dhe mbështetje e zullumqarëve nuk ka fund tjetër, përveç shkatërrimit. Qëllimi final i armiqve nga krijimi i grupeve takfiriste, është krijimi i luftës mes myslimanëve shiitë dhe sunitë. Zoti i madhëruar i ka krijuar të marrë armiqtë tanë dhe kjo është bërë shkak që të mos realizohet qëllimi i armiqve të Islamit do të thotë krijimi i luftës mes myslimanëve dhe me ndihmën e Zotit, ky qëllim nuk do të realizohet as në të armën. Uniteti i Umetit Islamik dhe rezistenca përball sionizmit dhe armiqve të tjerë të Islamit, është i vetmi medikament për kurimin e dhimbjeve të botës islame dhe e vetmja rrugë për zhvillimin dhe progresin e botës islame. Çështja e Palestinës ndodhet në krye të prioriteteve të çështjeve politike të Umetit Islam dhe të gjitha kanë për detyrë që të bëjnë përpjekje për çlirimin dhe shpëtimin e popullit të Palestinës". Lideri suprem i Revolucionit Islamik në fund dënoi ashpër pretendimin e armiqve të Islamit për shpalljen e Kodsit si kryeqytet të regjimit sionist dhe theksoi: "Bota islame me padyshim se do të rezistojë kundër këtij komploti dhe sionistët me këtë veprim do të pësojnë goditje edhe më të madhe dhe më në fund Palestina do të çlirohet".

Dec 06, 2017 13:19 Europe/Tirane
Komente