• Ruhani paralajmëron kundër zhvendosjes së ambasadës së SHBA në Kods

Presidenti iranian z. Hasan Ruhani ka paralajmëruar SHBA kundër zhvendosjes së ambasadës së Izraelit nga Tel Avivi në Kods, duke thënë se kjo masë e paligjshme do të destabilizonte më tej Palestinën dhe rajonin.

Gjatë një bisede telefonike me homologun e tij turk Rexhep Tajip Erdogan të mërkurën, Ruhani u bëri thirrje shteteve islamike të bashkohen për të kundërshtuar masën e rrezikshme nga administrata e presidentit amerikan Donald Trump. "Ne besojmë, duke pasur parasysh kushtet e tanishme, të gjitha kombet islamike duhet të bashkohen dhe të ndërmarrin një hap serioz në kundërshtimin e kësaj veprimtarie të gabuar, të paligjshme, provokative dhe shumë të rrezikshme nga SHBA", tha Ruhani. "Nuk ka dyshim se Izraeli është përgjegjës për të gjithë pasigurinë dhe paqëndrueshmërinë në rajon", shtoi ai.

 

Dec 06, 2017 19:32 Europe/Tirane
Komente