• Ambasadori i Palestinës në Teheran: Projekti i ndryshimit të kryeqytetit të Izraelit, është i zhdukur

Ambasadori i Palestinës në Teheran deklaroi se aktualisht po vërejmë një emigracion të kundërt në përmasa të mëdha nga territoret e pushtuara, prandaj projekti i ndryshimit të kryeqytetit të regjimit sionist është i zhdukur.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Salah Al-Zavari të enjten në një konferencë për shtyp në Teheran, deklaroi: "Deklaratat e Donald Trump, presidentit të Amerikës, për shpalljen e Kodsit të shenjtë si kryeqytet i regjimit sionist, tregojnë se premtimet e Trump për zgjidhjen e çështjes së Palestinës, nuk ishin gjë tjetër përveç gënjeshtrave. Vendet islamike në lidhje me këtë çështje kanë përgjegjësi fetare dhe ligjore dhe protestat dhe reagimet e veta duhet t'i shndërrojnë në një projekt xhihadist dhe të veprimit serioz". Salah Al-Zavari në vazhdim vlerësoi lartë qëndrimet e liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit dhe të funksionarëve të tjerë të Republikës Islamike të Iranit ndaj çështjes së Palestinës dhe tha: "Të gjitha vendet islamike në bazë të mundësive që kanë duhet të ndihmojnë në aspekte të ndryshme për çlirimin e territoreve të pushtuara të Palestinës. Ambasadori palestinez në Teheran duke kritikuar miratimin e rezolutave të përhershme dhe deklarimin e solidarit me Palestinën në Bashkësinë Ndërkombëtare, theksoi: "Palestinezët do të vazhdojnë luftën deri në çlirimin e të gjithë territorit të vendit të tyre, sepse projekti të cilin po e ndjek regjimi sionist është projekti i "Izraelit të madh".

Dec 07, 2017 14:02 Europe/Tirane
Komente