• Zarif: Terroristët e krijuar nga Arabia Saudite janë kthyer kundër këtij vendi

Ministri i jashtëm i Iranit, z. Mohamed Xhevad Zarif, i ka bërë thirrje Arabisë Saudite që të fillojë të prodhojë prosperitet në vend të terroristëve dhe diktatorëve.

Në një intervistë me një televizion rus, të transmetuar të enjten, Zarif foli mbi historinë e Arabisë Saudite në mbështetje të shumë grupeve ekstremiste. "Mendoj se sa më shpejt që fqinjët tanë sauditë të kuptojnë se gjarpri që ata prodhojnë dhe të gjithë gjarpërinjtë që ata kanë prodhuar në 40 vitet e fundit, qoftë ish-diktatori irakian Sadam Husein, qoftë talebanët, qoftë ISIS- kanë përfunduar duke u kthyer kundër tyre", tha Zarif. "Tani është koha që ata të fillojnë prodhimin e luleve, duke prodhuar zhvillim, duke prodhuar prosperitet në vend të prodhimit të organizatave terroriste dhe diktatorëve", shtoi ai. Në intervistë, Zarif tha gjithashtu se aleanca ushtarake e udhëhequr nga sauditët, e cila ka kryer një luftë vdekjeprurëse në Jemen që nga marsi i vitit 2015, "po shkatërron në thelb" vendin e varfër.

 

Dec 07, 2017 19:05 Europe/Tirane
Komente