• Komandanti ushtarak i Iranit: Myslimanët nuk do të lejojnë ndarjen e Kodsit

Komandanti i lartë ushtarak i Iranit ka dënuar vendimin e Presidentit të SHBA Donald Trump për të njohur Kodsin si kryeqytetin izraelit, duke thënë se ky vendim shkel rezolutat ndërkombëtare dhe të drejtat e palestinezëve.

Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura të Iranit gjeneralmajor Muhamed Bakeri tha të enjten se muslimanët nuk do të lejojnë që një pjesë e botës islamike të ndahet nga trupi i saj. Qeveritë arabe dhe myslimane "përballen sot me një test historik dhe vendimtar", tha ai, duke shtuar se "historia do të gjykojë për heshtjen e tyre ose për mbështetjen për kombet muslimane dhe për kundërshtimin e regjimit sionist". Gjithashtu, Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura të Iranit e denoncoi vendimin "e pamatur" të Trump si "një shkelje të hapur të të drejtave të kombit të shtypur palestinez dhe rezolutave ndërkombëtare", duke thënë se SHBA dhe regjimi sionist janë përgjegjës për çdo tension dhe konfrontim si rezultat i kësaj lëvizjeje. " Arroganca botërore, dhe sidomos e Amerika kriminele, duhet ta dinë se uniteti i botës muslimane do të pengojë këtë lëvizje të dëshpëruar dhe ky komplot do të mposhtet me vigjilencën e botës islame ndërkohë që regjimi sionist do të shkojë më pranë asgjësimit të tij",tha gjeneralmajor Bakeri.

 

Dec 07, 2017 20:26 Europe/Tirane
Komente