• Gjeneral Sharifi: Armiqtë e Republikës Islamike të Iranit janë injorantë

Zëdhënësi i Gardës Revolucionare të RII (Sepah) në përgjigje të trazirave të fundit në Iran, ka thënë: Armiqtë e Republikës Islamike të Iranit janë injorantë.

Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, Ramadan Sharifi tha të martën se mbështetja e qartë zyrtare e amerikanëve, sionistëve dhe Arabisë Saudite për protestuesit dhe kryengritësit në Iran ka ndihmuar që të bëhet dallimi midis atyre që krijojnë trazira dhe dhunë nëpër rrugë dhe atyre që protestojnë për kushte dhe ekonomi më të mirë. Gjeneral Sharifi shtoi se zyrtarët amerikanë dhe mediat e lidhura me imperializmin perëndimor nuk do të jenë në gjendje të depërtojnë në vullnetin e popullit iranian në mbrojtje të revolucionit dhe vendit dhe se bujaria hyjnore do nuk do të mund të shkatërrohet nga armiqtë e Iranit. Që nga e enjtja e javës së kaluar, një numër i njerëzve në disa qytete të Iranit, kanë organizuar protesta me slogane për dështimin e institucioneve financiare, çmimin e lartë të mallrave dhe kundër qeverisë, ndërsa disa prej tyre janë nxitur nga oportunist të cilët synojnë krijimin e trazirave. Autoritetet amerikane, regjimi sionist dhe mediat e huaja janë përpjekur të përdorin këto tubime për rritjen e shqetësimeve në mesin e popullit iranian.

 

Jan 02, 2018 11:36 Europe/Tirane
Komente