• Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit: Shpirti i trimërisë, sakrificës dhe besimit, pengon zbatimin e armiqësisë së armiqve

Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit duke folur rreth ngjarjeve të fundit dhe përpjekjeve të armiqve për të goditur sistemin e Republikës Islamike të Iranit, deklaroi se ajo çfarë pengon armikun të zbatojë armiqësinë e vetë, është shpirti dhe morali i trimërisë, sakrificës dhe besimit në popull.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Ajetullah Khamenei të martën në takimin e tij javor me disa prej familjeve të dëshmorëve, deklaroi se madhëria, dinjiteti, siguria dhe progresi i popullit të Iranit është rezultat i sakrificës dhe flijimit të martirëve. Ajetullah Khamenei duke thënë se armiku gjithnjë pret raste për të depërtuar dhe goditur popullin e Iranit, shtoi: "Në ngjarjet e disa ditëve të fundit, armiqtë e Iranit me mjete të ndryshme si më para, armë, politikë dhe nëpërmjet strukturave të sigurisë janë bashkuar së bashku për të krijuar probleme për sistemin e Republikës Islamike të Iranit. Në lidhje me këto ngjarje, kemi disa fjalë të cilat në kohën e duhur do t'i them për popullin e Iranit". Ajetullah Khamenei duke vë në dukje rolin e rëndësishëm të shpirtit dhe moralit të trimërisë dhe sakrificës në pengimin e zbatimit të armiqësive të armiqve, i quajti martirët shembull të përkryer të këtij morali dhe të kësaj lufte dhe shtoi: "Populli i Iranit deri në fund i ka borxh dëshmorëve dhe martirëve të nderuar të cilët u larguan nga shtëpia dhe familjet e tyre dhe qëndruan në mbrojtje të Islamit përball armikut i cili mbështetej nga Perëndimi e Lindja dhe nga regjimet servile të rajonit". Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit në vazhdim kujtoi gjendjen e mjeruar të disa vendeve të rajonit të Azisë Perëndimore dhe Afrikës Veriore dhe deklaroi: "Nëse në luftën imponuese forcat e regjimit Ba'th do të depërtonin në Iran, ato nuk do të kishin mëshirë ndaj asgjëje dhe si rezultat në Iran do të krijohej një situatë shumë më e keqe se sa situata aktuale në Libi dhe Siri".

Tags

Jan 02, 2018 15:00 Europe/Tirane
Komente