Në disa ditë të kaluar në disa qytete të Iranit janë organizuar protesta kundër rritjes së çmimeve, vazhdimit të nivelit të papunësisë dhe kundër kushteve të këqija për jetesë si dhe për shkak të mosshqyrtimit të kërkesave të njerëzve të cilët kanë humbur paratë për shkak të falimentimit të institucioneve financiare.

Këto protesta në disa qytete kanë rezultuar me përleshje dhe me shkatërrimin e pronave publike dhe private dhe sipas raporteve të publikuara, janë vrarë dhe plagosur disa persona. Këto ngjarje kanë krijuara shumë pyetje. Shumë kanale informative dhe media të huaja në harmoni me mesazhet e publikuara në Twitter nga disa funksionarë të Uashingtonit dhe Riadit, deri më tani janë munduar të shfrytëzojnë këto protesta dhe t'i drejtojnë ato deri në një lëvizje për përmbysjen e sistemit të Republikës Islamike të Iranit sipas projektimit të jashtëm. Mirëpritja e këtyre protestave nga armiqtë e përbetuar të popullit të Iranit dhe nga grupi terrorist Muxhahedin Khalk duke lëshuar deklarata nga Shtëpia e Bardhë, tregon kënaqësinë e tyre nga këto ngjarje. Pyetja e rëndësishme është kjo që si duhet vështruar këto ngjarje dhe në bazë të çfarë hipotezës duhet shqyrtuar ato? Përmasat e këtyre protestave a janë aq të mëdha sa që i paraqesin ato qarqet që kanë armiqësi me sistemin e Republikës Islamike të Iranit? Apo në bazë të një hipoteze këto ngjarje duhet shikuar si një lëvizje të drejtuar nga jashtë dhe që nuk ka lidhje me problemet e brendshme të fushës ekonomike dhe shoqërore, prandaj edhe kësaj radhe ashtu si në të kaluarën mund të tejkalohen këto ngjarje? Mirëpo hipoteza e tretë është kjo që çështja nuk duhet shikuar as e "zezë" dhe as e "bardhë" tërësisht, por duhet të shikohen edhe dimensionet me ngjyra të tjera. Deklaratat e djeshme të Ali Shamkhani, sekretari të Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit, që bëri në një intervistë me kanalin Al Mejadin, mund të konsiderohet si përgjigje ndaj disa prej dilemave dhe hipotezave në lidhje me këtë çështje. Sekretari i përgjithshëm i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit të hënën duke analizuar këto ngjarje, theksoi se ajo çfarë po ndodhë në internet dhe në sferën virtuale dhe që po propagandohet kundër Republikës Islamike të Iranit, është një luftë zëvendësuese kundër popullit të Iranit në formë të hashtagëve dhe mesazheve të publikuara në lidhje me situatën dhe të gjitha drejtohen nga Amerika, Anglia, Arabia Saudite dhe nga vendet e tjera. Z. Ali Shamkhani tha: "Qëllimi i ndërhyrjes së huaj në formë të organizuar, është pengimi i progresit të Iranit dhe ata mundohen që ta shkatërrojnë vendin nga brenda. Nuk ka dyshim se shprehja e problemeve nëpërmjet protestave, është e drejtë legjitime e popullit të Iranit dhe kjo tregon dinamizmin e shoqërisë. Mirëpo, gjithashtu nuk ka dyshim as në këtë çështje se në sistemin e Republikës Islamike të Iranit ekzistojnë potenciale dhe mekanizma ligjore për shprehjen e kërkesave dhe problemeve të qytetarëve dhe kjo është paraparë si një parim i rëndësishëm në Kushtetutën e Iranit. Prandaj, edhe organizimi i tubimeve protestuese për të shprehur pakënaqësinë e qytetarëve, është një prej të drejtave themelore të shoqërisë dhe ka rrugën dhe mënyrën e vet ligjore.

Tags

Jan 02, 2018 15:59 Europe/Tirane
Komente