• Reflektimi i protestave të gjera në Iran në mediat perëndimore

Mediat perëndimore kanë mbuluar në nivel të gjerë protestat e mëdha të popullit iranian të organizuar për të dënuar trazirat dhe veprimet e grupeve huligane. Në qytete të ndryshme të Iranit të mërkurën janë zhvilluar protesta të gjera të qytetarëve iranianë të cilët kanë dënuar trazirat e fundit, ndërkohë që mediat perëndimore kanë mbuluar në nivel të gjerë këto protesta.

"Times Israel" në lidhje me këtë në një raport të saj ka shkruar: "Me mijëra qytetarë iranianë sot kanë marrë pjesë në protesta të gjëra duke mbështetur qeverinë dhe kanë dënuara trazirat e fundit në këtë vend". Kanali televiziv "France 24" duke raportuar këtë protestë ka shkruar: "Me mijëra qytetarë iranianë kanë marrë pjesë në protestën e të mërkurës në qytete të ndryshme të Iranit dhe kanë deklaruar mbështetjen e tyre ndaj sistemit të Republikës Islamike të Iranit. Protestuesit iranianë në këtë protestë kanë hedhur slogane "Lideri ynë, ne jemi gati" dhe duke mbajtur në duar flamurin e Iranit dhe fotografinë e liderit të tyre, kanë protestuar në qytete të ndryshme të Iranit". Kanali televiziv CNN i Amerikës ka raportuar: "Qytetarët në të gjithë Iranin kanë organizuar një protestë të madhe kanë deklaruar mbështetjen e tyre ndaj qeverisë". CNN duke transmetuar pjesë të ndryshme të këtyre protestave në qytete të ndryshme të Iranit, ka raportuar: "Kjo protestë po zhvillohet një javë pas fillimit të ngjarjeve të fundit në Iran". Agjencia e lajmeve AFP në një raport të saj ka shkruar: "Me dhjetëra mijëra qytetarë iranianë kanë marrë pjesë në një marsh të madh dhe kanë deklaruar mbështetjen e tyre ndaj qeverisë". Agjencia e lajmeve Reuters në raportin e saj ka shkruar: "Pas disa ditë protestash në Iran, sot (të mërkurën) me mijëra qytetarë iranianë në qytete të ndryshme të Iranit, kanë protestuar në mbështetje të qeverisë së tyre". Gazeta angleze "Express" gjithashtu duke raportuar rreth kësaj proteste, ka shkruar: "Qytetarët iranianë në këtë marsh protestues ku kanë marrë pjesë me dhjetëra mijëra njerëz, duke mbajtur në duar fotografinë e liderit të tyre, mbanin në duar edhe pankarta mbi të cilat ishte shkruar "Vdekje autorëve të trazirave dhe komplotistëve"". Ndërkohë kanali televiziv SBS i Australisë në një raport të tij ka thënë: "Përkrahësit e qeverisë së Iranit pas protestave të fundit, kanë marrë pjesë në një marsh protestues të madh duke mbajtur në duar flamurin e Iranit dhe pankarta në mbështetje ndaj sistemit të Republikës Islamike të Iranit".  

Tags

Jan 03, 2018 16:29 Europe/Tirane
Komente