• Franca të jetë transparente në lidhje me terrorizmin

Presidenti iranian Hasan Ruhani i ka bërë thirrje Francës të ndërmarrë veprime të menjëhershme kundër një organizate terroriste me bazë në Paris, e cila nxit protestat e dhunshme në Republikën Islamike të Iranit.

"Ne presim që qeveria franceze të respektojë përgjegjësinë ligjore ndaj këtij grupi terrorist në kuadër të luftës kundër terrorizmit dhe dhunës", tha Ruhani gjatë një bisede telefonike me presidentin francez Emmanuel Macron të martën. Grupi terrorist Muxhahedin-e-Khalk (MEK), i cili ka një histori të qartë të krimeve terroriste kundër popullit iranian dhe irakian, ka punuar prej vitesh në Francë, Amerikë dhe në Britani. MEK është grupi më i urryer terrorist midis iranianëve për shkak të historisë së tij të errët të vrasjeve dhe bombardimeve, si dhe për përkrahjen e ish-diktatorit irakian Sadam Husein në luftën tetëvjeçare kundër Iranit në vitet 1980. Nga rreth 17,000 iranianë të vrarë në sulme terroriste që nga fitorja e Revolucionit Islamik të Iranit në 1979, rreth 12,000 vetë kanë rënë viktima të akteve terroriste të MEK. Gjatë ditëve të fundit, MEK ka bërë thirrje për dhunë gjatë protestave në rrugë në disa qytete iraniane. Ndërsa theksoi se asnjë vend nuk do të neglizhojë sigurinë publike, presidenti Ruhani gjithashtu vuri në dukje se promovimi i dhunës është i ndarë nga e drejta legjitime e një populli për të shprehur kërkesat dhe kritikat e saj. Megjithëse presidenti francez pretendon se Parisi kurrë nuk mbështet grupe terroriste dhe nuk do të lejojë ndonjë veprim kundër vendeve të tjera nga Franca, por çështja është se Franca nuk ka ndërmarrë ndonjë hap konkret dhe serioz në luftën kundër terrorizmit dhe në respektimin e të drejtave të njeriut. Dëshmitë tregojnë se Franca ka ndërmarrë një politikë selektive për të luftuar terrorizmin.Gazeta franceze Le Figaro në një raport shkroi: Më shumë se 1750 francezë u bashkuan me terroristët e ISIS, në Siri dhe Irak. Edhe bashkëpunimi me grupin terrorist MEK është pjesë e kësaj dyfytyrësie. Perëndimi që pretendon se lufton terrorizmin, ka mbyllur sytë përballë krimeve të luftës së regjimit Saudit në Jemen dhe ndaj abuzimit të fëmijëve nga regjimi i Tel Avivit  në Palestinë. Ndërsa konfrontimin e Iranit me ISIS dhe grupet e tjera terroriste në Irak dhe Siri dhe forcimin e potencialit të mbrojtjes  raketore të Iranit kundër kërcënimeve të huaja  i konsiderojnë si veprime destabilizuese në rajon! Franca, me një qëndrim të tillë dhe me një dosje të tillë, shprehu shqetësimin lidhur me trazirat e kohëve të fundit në disa qytete iraniane dhe në një deklaratë pohoi se do të bisedojë me autoritetet iraniane gjatë javëve të ardhshme rreth respektimit të të drejtave të njeriut. Por e vërteta është ndryshe. Situata aktuale në rajon dhe në botë tregon se qëllimi i vendeve si Amerika dhe Franca nuk është qasja humanitare apo lufta kundër terrorizmit. Në të vërtetë, kudo që e lejojnë interesat e tyre, ata luftojnë terrorizmin ose e shfrytëzojnë terrorizmin për interesat e tyre.

 

Jan 03, 2018 18:16 Europe/Tirane
Komente