• Çavushoglu: Akuzat anti-iraniane të Trump nuk do të çojnë askund

Akuzat anti-iraniane të Presidentit amerikan Donald Trump do të çojnë askund, deklaroi të mërkurën ministri i Jashtëm turk Mevlud Çavushoglu.

"Trump i ka bërë këto deklarata vetëm për shkak të qëndrimit të tij kundër Iranit, sepse çështja e protestave në Iran nuk ka dimension ndërkombëtar dhe rrjedhimisht lëvizja e Trump nuk do të japë asnjë rezultat," citon gazeta turke Sabah shefin e diplomacisë së Turqisë. Mevlud Çavushoglu u bëri thirrje Presidentit të Shteteve të Bashkuara Donald Trump dhe kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu të qëndrojnë jashtë çështjeve të brendshme të Iranit dhe të lejojnë Iranin të zgjidhë çështjen në mënyrë paqësore. Çavushoglu tha se ishte kundër çdo ndërhyrjeje të huaj, pasi ajo ishte një çështje e brendshme dhe se Turqia shpresonte që stabiliteti dhe paqja së shpejti të rivendoseshin në Iran. Deklaratat e  Çavushoglu vijnë pasi Trump dhe Netanjahu haptazi shprehën mbështetje për protestat dhe trazirat në Iran dhe ambasadorja amerikane bëri thirrje për një sesion të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në lidhje me këtë çështje, por kërkesa e saj u hodh poshtë nga KS i OKB.

 

Jan 03, 2018 18:58 Europe/Tirane
Komente