• Zarif: Lëvizjet etnike në Siri dhe Irak janë rrezik për rajonin dhe botën

Ministri i jashtëm i Iranit bëri thirrje për ruajtjen e unitetit kombëtar dhe integritetit territorial të vendeve të rajonit dhe theksoi se lëvizjet etnike në Siri dhe Irak kanë tendenca separatiste dhe paraqesin kërcënim për rajonin dhe botën.

Ministri i jashtëm i RII z. Mohamed Xhevad Zarif, sot (e hënë) në Konferencën e Dytë të Sigurisë në Teheran, duke argumentuar se ndërhyrjet dhe politikat e SHBA në rajon janë ndër sfidat më serioze që e bëjnë situatën më të komplikuar, tha se Shtetet e Bashkuara vazhdojnë  praninë e tyre të paligjshme ushtarake në Siri, duke synuar ndjekjen e politikave destruktive dhe tensionuese. Konferenca e dytë e sigurisë në Teheran filloi sot me praninë e zyrtarëve politikë, të sigurisë dhe studiues nga 49 vende të botës. Zarif shtoi se vazhdimi i okupimit të Palestinës është një ndër çështjet më të ndjeshme me të cilën ballafaqohet rajoni dhe bota dhe shpallja e Kudsit si kryeqytet i regjimit sionist nga Shtetet e Bashkuara, ka krijuar armiqësi të hapur ndaj myslimanëve dhe vendeve islamike dhe krijon mundësi për ekstremizëm dhe terrorizëm. Ministri i jashtëm i Iranit tha se vazhdimi i agresionit të Arabisë Saudite kundër popullit jemenas është një burim tjetër i tensionit në rajon, duke thënë se autorët e këtij konflikti duhet të kenë  kuptuar tashmë se nuk ka zgjidhje ushtarake të këtij konflikti pas 33 muajve luftime. Zarif vuri në dukje garën e armëve në rajon, duke thënë se asnjë vend nuk mund të prodhojë siguri për fqinjët e saj në kurriz të pasigurisë. Ministri i jashtëm iranian duke thënë elementet e ISIS dhe grupet e lidhura me të janë ende aktiv, ka shtuar: Parandalimi i përhapjes së ekstremizmit në rajonet e reja, represioni i përgjithshëm i origjinës së mendimit dhe ndërprerja e burimeve financiare të ekstremistëve duhet të vazhdojnë të jenë prioritet për të vazhduar të përballjen me mbetjet e këtij mendimi të rrezikshëm.

 

Tags

Jan 08, 2018 10:59 Europe/Tirane
Komente