• Zarif bisedon me homologun e tij kinez rreth marrëveshjes bërthamore dhe situatës së anijes transportuese të naftës

Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit dhe Vang Ji, ministri i punëve të jashtme të Kinës, të shtunën kanë biseduar me telefon në lidhje me marrëveshjen bërthamore dhe rreth situatës më të fundit të anijes iraniane transportuese të naftës e cila u përfshi nga zjarri.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Zarif dhe Vang Ji në këtë bisedë telefonike kanë theksuar nevojën e ruajtjes dhe zbatimit të marrëveshjes bërthamore nga të gjitha palët nënshkruese të saj. Ministri i jashtëm kinez gjithashtu në këtë bisedë telefonike ka shprehur keqardhje për aksidentin që ka pësuar anija iraniane e transportimit të naftës dhe ka deklaruar se ekipet shpëtuese kineze po bëjnë të gjitha përpjekjet e tyre për të shuar zjarrin dhe do të vazhdojnë të ndihmojnë në këtë proces me të gjitha mundësitë. Vlen të theksohet se të shtunën e kaluar në mbrëmje një anije kineze transportuese e mallrave kine në brigjet lindore të Kinës ka bërë aksident me një anije iraniane të transportit të naftës. Ky aksident është bërë shkak për shpërthimin e një zjarri të madh në anijen iraniane të naftës. Si pasojë e këtij aksidenti janë zhdukur 33 e ekuipazhit të kësaj anije, 30 iranianë dhe dy persona nga Bangladeshi.

Jan 13, 2018 16:28 Europe/Tirane
Komente