• Irani nuk do të bëjë asgjë përtej angazhimeve të tij

Pas përpjekjeve të Shteteve të Bashkuara për të ndryshuar kushtet e marrëveshjes  bërthamore të vitit 2015, Ministria e Jashtme e Iranit ka deklaruar se Irani nuk do të bëjë asgjë përtej angazhimeve që tashmë ka rënë dakord në kuadër të marrëveshjes bërthamore ndërkombëtare.

Në një deklaratë të lëshuar të shtunën, ministria tha se Presidenti i SHBA Donald Trump edhe një herë kishte ofruar masa që janë të detyrueshme sipas marrëveshjes bërthamore. "Uniteti i brendshëm dhe mbështetja ndërkombëtare për marrëveshjen bërthamore kanë bllokuar përpjekjet e zotit Trump, regjimit sionist dhe aleancës ogurzezë të nxitësve të linjës së ashpër për të anuluar këtë marrëveshje ose për të bërë ndryshime në të," thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme të RII. "Republika Islamike e Iranit thekson qartë se nuk do të marrë masa përtej angazhimeve të saj në kuadër të marrëveshjes bërthamore dhe nuk do të pranojë asnjë ndryshim në këtë marrëveshje as tani, as në të ardhmen, dhe nuk do të lejojë që kjo marrëveshje të lidhet me ndonjë çështje tjetër", thuhet në deklaratë. Ministria iraniane e Punëve të Jashtme i dënoi sanksionet e reja të Uashingtonit mbi disa individë dhe kompani iraniane dhe tha se qeveria e SHBA-së ishte e detyruar të respektojë të gjitha angazhimet e saj në kuadër të marrëveshjes bërthamore, por ajo vazhdimisht kishte shkelur kushtet e marrëveshjes.

 

Tags

Jan 13, 2018 19:24 Europe/Tirane
Komente