• Fillon manovra ushtarake

Manovra ushtarake "Muhamed Resulullah s.a.v.s." e ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit ka filluar sot (të hënën) në mëngjes me deklarimin e kodit "Resulullah" nga gjeneral Habibullah Sajari, shefi për koordinim i ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit, nga anija luftarake "Falakhen" në bregdetin jugor të Iranit.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se gjeneral Habibullah Sajari me këtë rast deklaroi se kjo manovër zhvillohet me pjesëmarrjen e forcave detare, ajrore, tokësore dhe kundërajrore të ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit në brigjet Makran dhe në detin e Omanit dhe ushtrimet ushtarake do të zgjasin për dy ditë me radhë në një sipërfaqe 3 km2. Shefi për koordinim i ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit gjithashtu vuri në dukje se një pjesë e kësaj manovre ushtarake zhvillohet në ujërat ndërkombëtare dhe shtoi se mesazhi i kësaj manovre ushtarake është paqja dhe miqësia për vendet e rajonit dhe shtimi i aftësive ushtarake të Republikës Islamike të Iranit për garantimin e sigurisë së ujërave dhe linjave për transportin e energjisë në rajon".

Tags

Jan 22, 2018 12:45 Europe/Tirane
Komente