Dhjetëditëshi i Faxhrit, përkujton disa ditë të hidhura dhe të ëmbla për popullin iranian i cili më në fund me solidaritet, unitet dhe lidershipin e imam Khomeinit (ra), i dha fitoren revolucionit më të madh të shekullit të 20-të.

Në fitoren e çdo revolucioni, dhuntia drejtuese dhe udhëzuese ka rëndësi tepër të veçantë. Revolucioni islamik i Iranit arriti fitoren me drejtimin dhe udhëzimin e pashoq të imam Khomeinit (ra). Drejtimi dhe administrimi i revolucionit ishte një prej detyrave kryesore për fitoren e revolucionit islamik, përgjegjësinë e të cilit e mori imam Khomeini (ra) gjatë kohës kur ai ishte i dëbuar jashtë vendit. Me futjen e imam Khomeinit (ra) më 12 Bahman të vitit 1357, u eliminua sistemi i regjimit Pahlavi dhe më në fund më 22 Bahman të vitit 1357 (1979) regjimi despotik u rrëzua dhe revolucionit islamik i Iranit i drejtuar nga imam Khomeini(ra) arriti fitoren. Hasan Ruhani president i Republikës Islamike të Iranit në një fjalim të tij vitin e kaluar ka thënë: Imam Khomeini (ra) krijoi revolucionin më të madh popullor dhe me të habiti të gjithë botën. Ky revolucion jo vetëm që ndryshoi fatin e Iranit por të të gjithë rajonit dhe botës. Roli i imam Khomeinit(ra) si arkitekti i fitores së revolucionit islamik, është i qartë për të gjithë dhe në shumë vende të mëdha të botës mes tyre në Amerikë, shumë qarqe analitike dhe politike kanë analizuar rolin karizmatik të liderit të revolucionit islamik. Imam Khomeini (ra) ishte i njohur me situatën politike, kulturore dhe sociale të shoqërisë iraniane në vitet përpara fitores dhe gjatë kulmit të lëvizjes revolucionare. Ai thotë se faktori kryesor që coi në fitoren e revolucionit ishte ndryshimi hyjnor i shfaqur në shpirtin e popullit. Në të tilla kushte populli ndryshoi me anë të fjalëve të imam Khomeinit (ra) dhe duke u mbështetur tek Zoti i Plotfuqishëm doli në rrugë për të protestuar kundër regjimit shtypës mbretëror. Duke pasur parasysh rëndësinë e rolit të lidershipit në fitoren e revolucionit islamik, dita e parë e dhjetëditëshit të Faxhrit të fitores së revolucionit islamik është emëruar nga imam Khomeini(ra) si dita e Vilajetit dhe e Lidershipit. Emërimi i kësaj dite ka dyfishuar rëndësinë e faktorëve të fitores së revolucionit islamik dhe pikërisht kjo bën dallimin midis revolucionit të popullit iranian dhe revolucioneve të tjera në botë. Rëndësia e lidershipit të revolucionit islamik nuk përkufizohet vetëm tek periudha e drejtimit të popullit gjatë lëvizjes së tij revolucionare por edhe sot në periudhën pas fitores së revolucionit, lidershipi i revolucionit ka rëndësi tepër të madhe. Sot kanë kaluar pothuajse 40 vjet nga fitorja e revolucionit islamik dhe lidershipit me padyshim ka një rol tepër të veçantë në vazhdimin e revolucionit islamik dhe ecjen në rrugën e duhur. Qëndresa e revolucionit islamik në parimet bazë dhe teorinë e vilajetit të imam Khomeinit, është një prej faktorëve kryesorë që ka penguar devijimin e revolucionit islamik dhe në këtë rrugë Ajetollah Khamenei, në rolin e liderit suprem të revolucionit islamik, ka marrë përsipër përgjegjësinë e drejtimit të revolucionit islamik. Revolucioni islamik, republika islame dhe vilajeti që të kujtojnë imam Khomeinin (ra)dhe që sot ndiqen me seriozitet nën drejtimin dhe lidershipin e Ajetollah Khamenei, kanë mbrojtur Iranin nga komplotet e armiqve. Lideri suprem i revolucionit islamik ndjek po atë metodë administrimi dhe udhëheqjeje që ka pasur imam Khomeini (ra), në drejtimin e revolucionit islamik. Kjo metodë përbëhet nga ruajtja e aspiratave, parimeve, vlerave islamike dhe mohimi i sistemit të arrogancës. Nën drejtimin e liderit, revolucioni islamik kryelartë dhe me vizion drejt zhvillimit, feston 39-vjetorin e fitores së tij.

Tags

Feb 01, 2018 09:59 Europe/Tirane
Komente