• Dinamika e Revolucionit Islamik nga këndvështrimi i Liderit Suprem të Iranit

Lideri Suprem i Revolucionit Islamik Ajetollah Khamenei në një takim të zhvilluar të enjten me komandantët dhe personelin e Forcave Ajrore të Iranit dhe të bazës së mbrojtjes anti-ajrore Khatam al-Anbia(Vula e Profetëve s.a.v.s), deklaroi se “Përkundër të gjitha armiqësive, Revolucioni Islamik është i gjallë, dinamik dhe në rritje”.

Duke theksuar se forca dhe qëndrueshmëria e revolucionit sot është shumë më e madhe se në ditët e para të revolucionit, ai vuri në dukje: Revolucionarët e sotëm janë më të qëndrueshëm, më të vetëdijshëm dhe më të zgjuar se revolucionarët e ditëve të para të revolucionit dhe mbi këtë bazë revolucioni ka përparuar dhe evoluar. Qëndresa e popullit iranian kundër fuqive arrogante zbuloi kapacitetet e Republikës Islamike në arenën rajonale dhe ndërkombëtare, në veçanti në mbrojtjen e të drejtave të kombeve të shtypur. Mbrojtja e të drejtave të Palestinës, Afganistanit, Jemenit dhe myslimanëve të shtypur Rohingia rrjedh nga principet dhe parimet e këtij revolucioni, i cili kurrë nuk është zbehur apo harruar me kalimin e kohës. Sipas fjalëve të Liderit Suprem të Revolucionit Islamik, "rezistenca kundër shtypjes dhe korrupsionit në nivel ndërkombëtar dhe denoncimi i tyre" është një nga politikat parimore të Republikës Islamike. Në të gjitha këto vite, Amerika ka treguar se është një mbrojtëse e rreme e të drejtave të njeriut. Ajetollah Khamenei tha se amerikanët kanë krijuar grupin terrorist ISIS dhe presidenti aktual i SHBA e kishte pohuar këtë çështje në fushatën e tij zgjedhore. Ai shtoi: "Përveç krijimit të ISIS, qeveria amerikane e mbështeti këtë grup terrorist dhe organizatat brutale të SHBA si Blackwater ishin përgjegjës për tu mësuar terroristëve veprimet e dhunshme dhe brutale, por përkundër të gjitha këtyre brutaliteteve dhe mizorive, në propagandën e saj ndërkombëtare qeveria amerikane pretendon të jetë mbrojtëse e të drejtave të njeriut, e të shtypurve dhe të drejtave të kafshëve ". Ajetollah Khamenei gjithashtu deklaroi: "Sot, administrata amerikane është organizata më e egër dhe më e pamëshirshme në botë, madje është edhe më e keqe dhe më e dhunshme  se ISIS". Lideri Suprem e përshkroi shtypjen 70-vjeçare të Shteteve të Bashkuara kundër popullit palestinez dhe mbështetjen e saj për krimet saudite kundër Jemenit si shembuj të qartë të dhunës dhe mizorisë amerikane. Ajetollah Khamenei theksoi: "Në fushën e rezistencës në rajonin e Azisë Perëndimore në qëndruam të palëkundur dhe thamë nuk do të lejojmë. Sot për të gjithë botën është bërë e qartë se  Shtetet e Bashkuara dëshironin dhe dështuan, ndërsa ne donim dhe ia arritëm qëllimit". Revolucioni islamik, nëpërmjet ringjalljes së vlerave të larta të njerëzimit, është bërë një fakt i gjallë që ende vazhdon me ndikim të fuqishëm. Prania madhështore e popullit iranian gjatë ditëve të mëdha epike, siç është manifestimi i 22 Bahmanit, është një shenjë e vazhdimësisë së shpirtit revolucionar të popullit iranian dhe e vitalitetit të vlerave dhe arritjeve të Revolucionit Islamik.

 

Feb 09, 2018 07:10 Europe/Tirane
Komente