• Amerika gjatë viteve të kaluara shumë herë ka pësuar goditje nga Irani

Imami i namazit të së premtes në Teheran vuri në dukje komplotet e Amerikës për të goditur Republikën Islamike të Iranit dhe deklaroi se Amerika dhe aleatët e saj gjatë viteve të kaluara shumë herë kanë pësuar goditje nga Irani.

Khuxhetul-islam Kazem Sadeghi në ceremoninë e namazit të premtes në Teheran deklaroi se Amerika, Arabia Saudite dhe aleatët e tyre mendonin se me krijimin e grupit terrorist ISIS, me paraqitjen e komplotit për ndarjen e Kurdistanit nga Irakut, me krijimin e krizës në Liban, me dobësimin e frontit të rezistente dhe me pushtimin e Irakut, mund ta izolojnë Iranin, mirëpo Irani me udhëheqjen e matur të liderit suprem të Revolucionit Islamik, vazhdimisht u ka dhënë goditje të fortë atyre. Khuxhetul-islam Kazem Sadeghi duke uruar përvjetorin e fitores së Revolucionit Islamik të Iranit, e përshkroi atë si një mrekulli dhe shtoi: “Progresi i arritur në Iran në fushën e energjisë atomike, në fushën e mjekësisë, në sektorin e raketave, në shkencën e teknologjisë nano dhe në shumë fusha të tjera, është rezultat i fitores së Revolucionit Islamik të Iranit. Fitorja e Revolucionit Islamik është bërë shkak që pavarësia dhe dinjiteti i popullit të Iranit të forcohet dhe vendi të çlirohet nga politika hegjemoniste e fuqive të huaj”.

Feb 09, 2018 13:49 Europe/Tirane
Komente