• Irani renditet në vendin e gjashtë në botë në fushën e industrisë detare

Sekretar i Zhvillimit të Teknologjisë Detare të Iranit, duke iu referuar rritjes së madhe të industrisë detare të vendit në aspektin ushtarak, ekonomik dhe të sigurisë, tha se Irani renditet i gjashti midis 10 vendeve më të mira në botë.

Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, Said Sejf, sekretar i Zhvillimit të Teknologjisë Detare të Iranit, ka deklaruar se pas fitores së Revolucionit Islamik, në fushën detare janë aktivizuar sektorë të ndryshëm siç është transporti, nafta dhe gazi, peshkimi, çështjet e mbrojtjes dhe ushtarake dhe ndërtimi dhe riparimi i anijeve dhe strukturave detare në Iran. Sejf, ndërtimin dhe zhvillimin e nëndetëseve, anijeve luftarake dhe cisternave të naftës, i ka konsideruar ndër arritjet e tjera të Iranit në industrinë detare.

 

Feb 09, 2018 15:58 Europe/Tirane
Komente