• Qytetarët iranianë ftohen të marrin pjesë në marshin e madh të 22 Bahmanit

Ushtria e Republikës Islamike të Iranit të enjten me anë të një deklarate, ka ftuar popullin iranian që ashtu si vitet e kaluara, të marrë pjesë në nivel të gjerë në marshin e madh të 22 Bahmanit, përvjetorit të fitores së Revolucionit Islamik të Iranit.

Ushtria e Iranit në këtë deklaratë ka theksuar se prania me vetëdije e qytetarëve iranianë në procese dhe ngjarje të rëndësishme si marshi i 22 Bahmanit, dita e përvjetorit të fitores së Revolucionit Islamik të Iranit kundër regjimit monarkist diktatorial, është një prej manifestimeve më të bukura të realizimit të premtimeve hyjnore. “Kjo prani me entuziazëm të madh dhe heroik është bërë shkak që Revolucioni Islamik i Iranit të vazhdojë rrugën e tij të zhvillimit dhe progresit”,- thuhet në deklaratën e ushtrisë së Iranit. Edhe Asambleja Botërore e Ehli Bejtit (a.s.) ditën e enjte gjithashtu me anë të një deklarate, ka ftuar popullin revolucionar të Iranit për pjesëmarrje të gjerë në marshin e madh të 22 Bahmanit. Edhe Këshilli i Kishës së Ermenasve në provincën Azerbajxhani Lindor në veriperëndim të Iranit me anë të një deklarate ka ftuar të gjithë popullin iranian që të marrë pjesë në nivel të gjerë në marshin e madh 22 Bahmanit. Në deklaratën e Këshilli i Kishës së Ermenasve thuhet se marshi i madh i 22 Bahmanit tregon unitetin dhe bashkimin e të gjithë qytetarëve të Iranit dhe paraqet një model të mirë për të gjithë botën”. Vlen të theksohet se populli iranian me pjesëmarrjen e vet në marshin e 22 Bahmanit – 11 shkurtit, me rastin e përvjetorit të Revolucionit Islamik, ripërtërin besëlidhjen e tij me idealet e Imam Khomejnit (ra), themeluesit të Revolucionit Islamik të Iranit.

Tags

Feb 09, 2018 22:21 Europe/Tirane
Komente