• Kryetari i Organizatës për Kulturë dhe Lidhje Islamike: Qerbelaja dhe Ashura, ishin burim i madh për inspirimin e Naim Frashërit

Kryetari i Organizatës për Kulturë dhe Lidhje Islamike të Presidencës së Republikës Islamike të Iranit deklaroi se Naim Frashëri kishte një pasion të madh ndaj gjuhës persiane, Iranit dhe kishte një dashuri të madh për Ehli Bejtin e Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s., prandaj Qerbelaja dhe kryengritja e Ashuras ishin burim i madh për inspirimin e këtij poeti shqiptar në krijimin e veprave të çmuara.

Faqja informative Pars Today njoftoi se z. Ibrahim Abuzar Turkman në fjalën e tij në ceremoninë e hapjes së konferencës të organizuar në Universitetin Tarvijat Modarres në Teheran mbi personalitetin dhe veprat e Naim Frashërit, poetit dhe shkrimtarit të madh shqiptar, tha: "Konferenca për përkujtimin e mendimtarit dhe poetit të Rilindjes Shqiptare, Naim Frashëri ka krijuar një rast të mirë në mënyrë pas një periudhe të gjatë të mblidhemi së bashku dhe duke shkëmbyer mendime dhe nëpërmjet shkëmbimeve kulturore, të theksojmë mbi paqen dhe miqësinë. Jam i sigurt që kjo konferencë është vetëm një fillim i një lëvizje dhe iniciative të re e cila duhet të vazhdojë rrugën e vet me kontributin dhe përpjekjet e mendimtarëve dhe profesorëve të nderuar si dhe me mbështetjen e qarqeve kulturore. Organizata për Kulturë dhe Lidhje Islamike në bashkëpunim me Universitetin Tarbijat Modarres, ka nderin që të jetë pioniere e kësaj lëvizje".

Kryetari i Organizatës për Kulturë dhe Lidhje Islamike të Iranit duke iu drejtuar mysafirëve të kësaj konference në veçanti delegacionit shqiptar, tha: "Ju keni ardhur në një vend i cili që nga periudhat më të lashta ka prezantuar botën kartën e vëllazërisë, miqësisë dhe të të drejtave të njeriut dhe i cili ka krijuar një prej civilizimeve më të lashtë dhe më dinamik të shënuar në botë".

Ai duke thënë se civilizimi i Iranit i ka dhuruar njerëzimit artin, kulturën, origjinën dhe vlera të çmuara njerëzore, deklaroi: "Ky civilizim i lashtë gjithashtu edhe sot po vazhdon rrugën e vet historik me gjallëri dhe dinamizëm të madh. Këtu është vendlindja e Sa'diut, Hafizit, Mevlanas dhe Khajamit, poetëve dhe mendimtarëve të cilët me kontributin e vet kanë ndërtuar pjesën themelore të kulturës botërore dhe kanë zënë vend në thellësinë e shpirtit, zemrës dhe të gjuhës së njerëzve që i përkasin çfarëdo populli, kombi dhe feje duke përhapur mesazhin e miqësisë, dashurisë, vëllazërisë dhe virtytet morale dhe spirituale në çdo vend dhe rajon të botës".

Kryetari i Organizatës për Kulturë dhe Lidhje Islamike në vazhdim gjuhën persiane e përshkroi gjuhë të kulturës dhe tha: "Pasioni i poetit të madh gjerman Johan Volfgang Gëte ndaj Hafizit, krijimtaria letrare persiane e Ighball Lahuri e Bidel Dahlavi në nënkontinentin Indian, e Feozi Mostari në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe e Naim Frashërit në Shqipëri dhe e dhjetëra poetëve dhe mendimtarëve të tjerë vende të ndryshme të botës, tregojnë një të vërtetë të pamohuar dhe ajo është kjo që gjuha persiane është gjuhë e kulturës, spiritualitetit dhe e dashurisë".

Gjuha persiane, gjuhë e kulturës, spiritualitetit dhe dashurisë

Z. Ibrahimi Turkman në vazhdim foli edhe për shërbimet dhe veprimtarinë e çmuar të Naim Frashërit dhe tha: "Naim Frashëri më shumë ishte i pasionuar ndaj gjuhës persiane dhe Iranit, ndërsa kishte një dashuri të madhe edhe për Ehli Bejtin e Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s... Ai me krijimin e poemës së bukur dhe të çmuar "Qerbelaja" që është një Divan poetik dhe epik, vepër ko që konsiderohet një prej veprave kombëtare shqiptare, si dhe me veprat e tjera të tij, ka prezantuar për lexuesin një imazh tjetër të të menduarit dhe thellësisë së besimit të tij. Naim Frashëri ishte një poet që kishte dashuri të madhe ndaj shkollës së Ehli Bejtit (a.s.) dhe ndaj vendit të tij Shqipërisë dhe vazhdimisht ishte i preokupuar me të ardhmen e popullit dhe atdheut të tij, prandaj për ringjalljen dhe ndërtimin e një Shqipërie të re, ai punoi tërë jetën dhe bëri hapa të mëdha në këtë drejtim. Mendoi se një pjesë e reputacionit dhe famës së Naim Frashërit është rezultat i dashurisë së tij të pastër ndaj Ehli Bejtit (a.s.). Qerbela dhe kryengritja e Ashuras ishte një burim i madh inspirimi i cili u bë shkak për krijimin e veprave të mëdha letrare të tij. Me të vërtetë cili shpirt i përgatitur për tu dashuruar, mund të jetë njohur me këtë burim të mirësisë, lirisë dhe të së vërtetës dhe të mos jetë pasionuar pas tij?! Derisa të ekzistojë dashuria për të vërtetën dhe lirinë, Qerbelaja dhe ata që i këndojnë Qerbelasë dhe dashurisë për Imam Husejnin (a.s.), do të ekzistojë në thellësinë e ndërgjegjes së të gjithë dashamirësve. Naim Frashëri është një prej personaliteteve të nderuara që përbëjnë hallkën e lidhjes tonë me Ballkanin. Zjarri që ndodhet në zemrat e dashamirësve të Imam Husejnit (a.s.), gjithmonë është një burim i ngrohtësisë, lëvizjes dhe ndriçimit. Prandaj, në jetën shpirtërore të popullit të sotshëm të Shqipërisë, Naim Frashëri akoma është një personalitet me ndikim dhe që inspiron shumë njerëz. Rajoni i Ballkanit ka luajtur një rol si një urë ndërlidhëse mes Lindjes dhe Perëndimit dhe mendimtarët e tillë si Naim Frashëri kanë bartur dhe përhapur vlerat kulturore të Lindjes për këtë pjesë të botës. Prandaj duhet të përpiqemi të forcojmë sa më shumë lidhjet në këtë sferë të rëndësishme kulturore".

Duke thënë se gjuha persiane është gjuhë e poezisë dhe gnosticizmit në Ballkan, z. Ibrahimi Turkman shtoi: "Veprat e Naim Frashërit në vete tregojnë këtë të vërtetë se kultura, gjuha dhe letërsia persiane deri në periudhën në të cilën ka jetuar ky poet i madh shqiptarë, jo vetëm në Lindje do të thotë në Nënkontinentin Indian dhe në kufijtë veriperëndimor të Kinës, por edhe në perëndim në Gadishullin Ballkanik dhe më gjerë ishte e përhapur dhe gjuha persiane ka qenë gjuhë e poezisë dhe gnosticizmit të këtij rajoni të rëndësishëm. Përkujtimi i Naim Frashërit, nuk është vetëm përkujtimi i një prej udhëheqësve ideologjik, letrar, artistik dhe të lëvizjes për pavarësi, por është nderimi i një familje me personalitete të mëdhenj që një prej tyre ishte Naimi. Vëllai tjetër i Naim Frashërit, do të thotë Shemsudin Sami Frashëri ishte një prej hulumtuesve më të dalluar të rajonit të Ballkanit i cili me një qasje kritike ka studiuar gjuhën, letërsinë, historinë dhe gjeografinë s Lindjes dhe e ka prezantuar atë për lexuesin. Shqipëria dhe i tërë populli shqiptar në rajonin e Ballkanit nuk harrojnë kurrë veprimtarinë dhe kontributin e Abdyl Frashërit, vëllait të Naimit, në sferën e zhvillimeve shoqërore dhe kulturore të këtij rajoni".

Kryetari i Organizatës për Kulturë dhe Lidhje Islamike të Iranit në vazhdim propozoi krijimin e një tryeze të albanologjisë dhe iranologjisë në Iran dhe në Shqipëri dhe tha: "Në përkujtim dhe për nder të këtij mendimtari të madh që i ka shërbyer dy kulturave, Iranit dhe Shqipërisë edhe në shenjë falënderimi ndaj shërbimeve të tij që ka bërë në njohjen dhe prezantimin e kulturave të dy popujve, dëshiroj të propozoj krijimin e një tryeze të albanologjisë në Universitetin Tarbijat Modares dhe një tryeze të iranologjisë në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë. Jam i sigurt se ky hapë kapituj të ri për lidhjet kulturore mes Iranit dhe Shqipërisë".

Z. Ibrhaimi Turkman në fund të fjalës së tij tha: "Jemi optimist që me marrëdhënie më të gjera, edhe njëherë të krijim rrethanat e nevojshme për bashkëpunim mes kulturave të të dy vendeve".

Tags

Mar 06, 2018 09:06 Europe/Tirane
Komente