Intervistë ekskluzive me z. Dr. Ali Akbar Ziaji, themelues i fondacionit “ Sa’adi Shirazi” në Shqipëri, në lidhje aktivitetin e konferencën mbi Naim Frashërin që u zhvillua në Teheran.

- Ç’mendim keni lidhur me organizimin e simpoziumit “ Naim Frashëri” në Iran?

Në emër të Zotit

Me padyshim Naim Frashëri është një nga figurat dhe personalitetet e njohura në Shqipëri, i cili ka luajtur rol të madh kombëtar dhe historik në kulturën, politikën dhe çështjet sociale. Është e natyrshme që ai përbën një nga tematikat shumë të rëndësishme të këtij simpoziumi me qëllim që të mund të rikujtojmë shërbimin që Naim Frashëri ka bërë dhe vlerat që ai ka transmetuar nga kultura e pasur iraniane tek kultura shqiptare. Për këtë ky simpozium ka për qëllim që të prezantojë Naim Frashërin si për publikun iranian ashtu edhe për atë shqiptar.

- A mendoni se organizimi i këtij simpoziumi do të ketë ndikim në marrëdhëniet kulturore mes Iranit dhe Shqipërisë?

Në kohën kur u publikua shpallja për organizmin e këtij simpoziumi, shumë shkrimtarë iranianë dhe dashamirës të letërsisë perse dhe të Ballkanit, kanë dërguar shumë artikuj, që për organizatorët e këtij simpoziumi ishte shumë impresionues. Shumë artikuj nga shkrimtarët iranianë, të vendeve arabe dhe të vendeve të Ballkanit kanë dërguar artikuj. Kjo tregon se organizimi i këtij simpoziumi ka potenciale të shumta për forcimin e marrëdhënieve kulturore të Iranit dhe Ballkanit.

- Z. Ziaji, ju për disa vite keni qenë konsull kulturor i Iranit në Shqipëri. A mendoni se ekzistojnë kushtet për zgjerimin e marrëdhënieve kulturore, politike, ekonomike dhe arsimore  mes dy vendeve?

Është e natyrshme që kushtet kulturore ekzistojnë. Për vite personalitete si Hafiz Ali Korça, Fan Noli që ishte një prift i krishterë por që është përkthyesi më i mirë i rubaive të Omar Khajamit, Vehxhi Bukharai i cili është një personalitet i lartë dhe ka përkthyer Shahnamenë nga gjuha perse, kanë krijuar këto kushte. Sot intelektualët iranianë dhe ata shqiptarë duhet të shfrytëzojnë këto kushte dhe këto marrëdhënie t’i çelin akoma më shumë. Pra fara është mbjellë nga personalitete të njohura si Naimi, Bukharai, Ali Korça, Fan Noli, etj dhe sot po presin frytin e punës së tyre.  

 

 

Tags

Mar 06, 2018 12:11 Europe/Tirane
Komente