• Ruhani: Hazreti Fatime përjetësisht shembull i gruas në botë

Hasan Ruhani presidenti i Republikës Islamike të Iranit pasi ka uruar për ditëlindjen e hazretit Fatime Zahra, vajza e dashur e profetit të nderuar të islamit (s.a.v.s), atë e ka quajtur shembull të përjetshëm për gruan e parë në botë. 

20 Xhemadiul Thani i vitit 1439 që përkon me 9 marsin e vitit 2018 është ditëlindja e hazretit Fatime. Kjo ditë në kalendarin e Iranit është quajtur dita e gruas dhe e nënës. Presidenti i Republikës Islamike të Iranit në takimin që pati me këshillin e lartë të revolucionit kulturor të Iranit pasi vuri në dukje se islami dhe mësimet e profetit ngrenë lart pozitën e gruas tha se në 4 dekadat pas fitores së revolucionit islamik, i është kushtuar vëmendje e jashtëzakonshme pozitës së gruas në Iran. Presidenti iranian përmendi pjesëmarrjen dhe aktivizimin e gjerë të gruas në sektorin politik, social, arsimor dhe hulumtues dhe tha se kjo është faqe e ndritur e revolucionit islamik që shërben për të hedhur poshtë akuzat dhe pretendimet e atyre që gjoja mbështesin të drejtat e njeriut. Presidenti Ruhani rolin e nënës në edukimin e shoqërisë dhe në ngritjen e kulturës e ka quajtur rol të pazëvendësueshëm dhe jashtëzakonisht të rëndësishëm dhe tha se gratë dhe nënat kanë një rol të madh në ruajtjen e pavarësisë së Iranit, revolucionit dhe mbrojtjes së lavdishme.

 

 

Mar 07, 2018 08:16 Europe/Tirane
Komente