Intervistë ekskluzive me z. Ibrahimi Turkman rreth konferencës mbi Naim Frashërin në Teheran, propozohet formimi i një qendre për albanologji në Iran dhe një qendër për iranologji në Shqipëri.

Të nderuar dëgjues këtu në kuadër të simpoziumit ndërkombëtar “ Analizimi i mendimeve të Naim Frashërit”, kemi nderim të intervistojmë z. Turkman.

Ç’mendim keni mbi organizimin e simpoziumit ndërkombëtar Naim Frashëri në Teheran?

Në emër të Zotit

Naim Frashëri është një personalitet shumë i rëndësishëm në rajonin e Ballkanit. Ai ka një kontribut edhe në kulturën e Iranit. Ky simpozium u organizua me qëllim që personaliteti i poetit të madh Naim Frashëri, si dhe kontributi i tij në gjuhën perse dhe respekti i treguar prej tij nga Ehli Bejtit me aq mundësi sa kishte, të prezantohet dhe në një formë ne të kemi mundësi ta vlerësojmë atë. Sot ky simpozium u përurua  në prani të ish presidentit të Shqipërisë z. Rexhep Meidani. Naim Frashëri ka shkruar libër për gramatikën e gjuhës perse, ka shkruar libër shumë të mirë lidhur me Qerbelanë, mbi ngjarjen në Qerbela dhe Ashuren. Ai është një personalitet i cili pasi mësoi gjuhën perse, këtë gjuhë e ka përdorur për të përhapur dashamirësinë për Ehli Bejtin në mesin e popujve të Ballkanit. Për këtë ne e konsiderojmë obligim dhe detyrim tonin që përveçse të vlerësojmë dhe respektojmë këtë personalitet të përpiqemi që të rrisim bashkëpunimin kulturor me vendim mik dhe të dashur Shqipërinë, me organizimin e këtij simpoziumi me qëllim që nëpërmjet këtij simpoziumi të vlerësojmë dhe ngremë lart këtë personalitet.

Për mendimin tuaj sa është i njohur Naim Frashëri në Iran?

Me vjen keq që e them këtë, por në Iran përveçse në nivelin profesional, Naim Frashëri nuk është shumë i njohur në opinionin publik dhe organizimi i këtij simpoziumi ka pikërisht këtë qëllim që një personalitet si Naim Frashëri ta prezantojmë në mesin e popullit.

A keni program që njerëzit të njihen akoma më shumë me Naim Frashërin?

Me padyshim. Në ditët dhe vitet e ardhshme do të ndërmerren iniciativa më të mira. Në kuadër të këtij simpoziumi u prezantuan 4 libra që janë botuar për Naim Frashërin dhe të tilla botime mund të ndihmojnë në njohjen akoma më të madhe të njerëzve me Naim Frashërin.

A keni ndonjë program për marrëdhënie zyrtare me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë?

Unë sot këtu kam propozuar që Akademia e Shkencave të Shqipërisë, të krijojë një grup për iranologjinë dhe në këto të krijojmë një grup për albanologjinë.

Ju faleminderit

 

Mar 07, 2018 13:55 Europe/Tirane
Komente