• Lideri Suprem: Irani nuk bisedon me Amerikën dhe Evropën për praninë e tij në rajon

Lideri Suprem i Revolucionit Islamik, Ajetollah Khamenei deklaroi se Republika Islamike e Iranit nuk do të mbajë bisedime me SHBA-në apo vende të tjera jashtë-rajonale rreth pranisë së saj në rajon.

Ajetollah Khamenei në një takim të zhvilluar të enjten në Teheran me një grup poetësh dhe admiruesish të Ehlibejtit në përvjetorin e lindjes së vajzës së Profetit Muhamed (s.a.v.s), hazretit Fatime (s.a), që festohet në Iran si Dita Kombëtare e Grave, deklaroi: "Ndërsa Amerika ka një prani të korruptuar dhe destruktive kudo, ajo vazhdon të krijojë dyshime rreth pranisë së Iranit në rajon. A duhet të marrim lejen e Amerikës për praninë tonë në rajon?" Lideri Suprem i Revolucionit Islamik duke ju drejtuar amerikanëve, shtoi: "Në mënyrë që të jemi prezent në rajon, a duhet të negociojmë dhe të mbajmë bisedime me qeveritë e rajonit apo me ju? Kur të duam të jemi të pranishëm në Amerikë, do të bisedojmë me ju! " Duke ju përgjigjur disa zyrtarëve evropianë, të cilët kishin treguar gatishmërinë e tyre për të negociuar me Iranin lidhur me praninë e tij në rajon, Ajetollah Khamenei theksoi: "Çfarë lidhje ka kjo çështje me ju? A është ky rajon rajoni ynë apo i juaji? Çfarë po bëni ju në këtë rajon? Ne negociojmë me shtetet rajonale dhe  kemi arritur marrëveshje dhe kemi shkuar përpara dhe do të vazhdojmë të ecim përpara ". Ai theksoi se megjithëse për  dyzet vjet armiqtë e Iranit kanë komplotuar kundër popullit iranian dhe revolucionit islamik, Irani dhe revolucioni kanë mbijetuar dhe kanë ecur me hapa gjigandë drejt majave të progresit dhe ky është burim krenarie dhe  shenjë e mirësisë së Zotit. Ajetollah Khamenei shtoi: " Armiqtë e Iranit janë mbledhur në dhomat e mendimit disa muaj më parë dhe kanë projektuar që në tre muajt e fundit të vitit t'i japin fund Republikës Islamike". Lideri Suprem i Revolucionit Islamik e konsideroi çështjen e "barazisë gjinore" në sloganet perëndimore si një çështje boshe dhe tepër larg realitetit dhe duke përmendur pohimet e një numri të madh të grave funksionare perëndimore, të cilat kanë qenë viktima të abuzimit dhe dhunës në institucionet administrative, shtoi: "Islami nëpërmjet hixhabit e mbylli rrugën e këtij devijimi dhe e bëri hixhabin faktor të imunitetit të gruas". "Gratë iraniane, duke ruajtur hixhabin, kanë shpallur në botë pavarësinë e identitetit dhe kulturës së tyre dhe përcollën realitetin e ri se gratë mund të jenë aktive dhe efektive në fushat sociale duke ruajtur hixhabin dhe dëlirësinë dhe duke parandaluar abuzimet e burrave", deklaroi Ajetollah Khamenei. Lideri Suprem i Revolucionit Islamik, duke kritikuar ata që e poshtërojnë bazën e familjes dhe pretendojnë se 'barazia gjinore nënkupton që gratë të jenë të pranishme në të gjitha fushat ku janë edhe burrat', e konsideroi këtë teori si tradhti ndaj grave dhe shenjtërisë së tyre dhe theksoi: "Gruaja është e respektuar dhe askush nuk e kundërshton praninë e saj në fushat shoqërore, në studimin e shkencave dhe në marrjen e funksioneve shtetërore".

 

Mar 08, 2018 18:07 Europe/Tirane
Komente