• Zarif kritikon dhunën ndaj grave

Ministri i Jashtëm iranian Muhamed Xhavad Zarif ka kritikuar përpjekjet për kultivimin e kulturës së dhunës dhe urrejtjes.

"Nëse pranojmë dhunën dhe kulturën e urrejtjes, duhet të presim që të biem viktima të ekstremizmit dhe dhunës", tha Zarif të enjten duke folur në Teheran në një konferencë ndërkombëtare mbi gratë, paqen dhe sigurinë e qëndrueshme. Duke kritikuar indiferencën ndaj shitjes së armëve të rrezikshme, Zarif tha se njerëzit po vriten në të ashtuquajturat shtetet perëndimore të civilizuara. Mizoria kundër njerëzve të pafajshëm nuk ka kufi, shtoi ai., Zarif iu referua dhunës kundër grave, duke thënë se bota po vuan prej saj. Është e nevojshme të zgjidhet ky problem ndërkombëtarisht përmes bashkëpunimit dhe konsultimit, shtoi ai. Ai gjithashtu vuri në dukje rolin e grave në zhdukjen e dhunës në botë, duke thënë se gratë nuk janë vetëm viktima të dhunës, por ato mund të promovojnë një mënyrë të re të të menduarit në mbarë globin bazuar në dashurinë.

 

Tags

Mar 08, 2018 20:35 Europe/Tirane
Komente