• Zarif të shtunën shkon në Moskë

Bahram Kasemi, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, të premten ka thënë se Muhamed Xhavad Zarif, ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit, nesër (të shtunën) do të shkojë në Moskë për të marrë pjesë në takimin trepalësh të ministrave të punëve të jashtëm të Iranit, Rusisë dhe Turqisë në lidhje me krizën në Siri.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se ministrat e jashtëm të tre vendeve më 16 mars 2018 janë takuar në Astana, kryeqytetin e Kazakistanit dhe kanë biseduar në lidhje me krizën në Siri. Të tre ministrat gjithashtu kanë shoqëruar edhe presidentët e tre vendeve në takimin e 4 prillit të vitit 2018 rreth krizës në Siri.

Tags

Apr 27, 2018 15:50 Europe/Tirane
Komente