• Velajati: Nëse Izraeli sulmon përsëri Sirinë, do ta pësojë më keq se në Golan

Anëtari i Këshillit të Lartë të Ekspertëve të Iranit, z. Ali Akbar Velajati deklaroi se rinegocimi dhe ndryshimi i marrëveshjes bërthamore është vetëm një iluzion i amerikanëve.

Velajati e bëri këtë deklaratë në një intervistë me gazetarët pas një takimi me një grup profesorësh të universiteteve siriane. Ai tha se Irani nuk është i gatshëm të shohë ndonjë gjë të shtuar apo fshirë nga teksti i marrëveshjes bërthamore. Ai shtoi: "Çfarëdo që është rënë dakord në marrëveshjen bërthamore dy vjet më parë duhet të zbatohet. Nëse disa vende evropiane dhe amerikane dëshirojnë që Irani të pranojë kushte të reja, përfshirë raketat, të cilat janë armët tona më të rëndësishme mbrojtëse dhe nëse dëshirojnë të minojnë praninë e Iranit në rajon, Irani nuk do ta pranojë atë ". Në reagim ndaj krimeve të kohëve të fundit të regjimit sionist në Palestinë, Velajati tha se krimet e regjimit sionist janë shumë të ndryshme nga ato që kanë bërë kriminelët e historisë dhe populli palestinez i ka rezistuar regjimit sionist për një kohë të gjatë me durim, krenari dhe lavdi. I pyetur rreth qëndrimit të Iranit ndaj kërcënimeve të fundit të regjimit sionist të Izraelit, ai tha: " "Ajo që ndodhi në lartësitë Golan i shkaktoi dëme shumë të rënda regjimit sionist dhe nëse Izraeli guxon të sulmojë edhe një herë Sirinë ose vendet në vijën e frontit të rezistencës, do të marrë përgjigje shumë herë më shumë dërrmuese se ajo që ndodhi në lartësitë Golan".

 

Tags

Maj 15, 2018 20:14 Europe/Tirane
Komente