• Irani dhe Anglia nënshkruajnë kontratë për zgjerimin e një fushe nafte

Për herë të parë pas nënshkrimit të marrëveshjes bërthamore, Irani ka nënshkruar kontratën e bashkëpunimit ndërkombëtar HOA me kompaninë Pergas të Anglisë për zgjerimin e fushës së naftës Kranj.

Kontrata HOA është një lloj kontrate me anë të së cilës palët përpara sesa të nënshkruajnë një marrëveshje të detyrueshme bien dakord për akordin fillestar dypalësh. Fusha e naftës Karnj ndodhet në provincën Khozestan në jugperëndim të Iranit. Kontrata u nënshkrua ditën e mërkurë mes Bizhan Ali’pur drejtori ekzekutiv i kompanisë iraniane të naftës për zonat e jugut të Iranit dhe nga Kalin Roli drejtori i kompanisë ndërkombëtare Pergas të Anglisë. I pranishëm në ceremoninë e nënshkrimit ishte edhe Bizhan Namdar Zangane ministër i naftës dhe ambasadori i Anglisë në Teheran. Në rast se kontrata merr formën përfundimtare, nivelit ditor të prodhimit të naftës në iran do t’i shtohen 200 mijë fuçi, sasi kjo që brenda 10 viteve të ardhshme pritet të arrijë në 665 milion fuçi. Për zbatimin e projektit është parashikuar një investim direkt prej 1.2 miliard dollarë dhe investim në formë indirekte prej 187 milion dollarë.

Tags

Maj 17, 2018 09:13 Europe/Tirane
Komente