• 23 universitete të Iranit në listën e universiteteve më të mira të botës

Përgjegjësi i institutit për dokumentim të shkencave në botën islame ISC bëri të ditur publikimin e listës së re për klasifikimin e universiteteve më të mira në botë dhe tha se sipas këtij sistemi të klasifikimit, në vitin 2018, 23 universitete të Republikës Islamike të Iranit ndodhen në mesin e 938 universiteteve më të mira në botë.

Muhamed Xhavad Dehkani në vazhdim tha se vlerësimi i universiteteve është bërë në bazë të 9 indekseve në kuadër të dy standardeve të përgjithshëm për referim shkencor dhe diplomaci shkencore. Në vitin e kaluar 18 universitete iraniane ishin futur në listën e 902 universiteteve më të mira në botë. Sipas vlerësimit të këtij klasifikimi, dëshmohet se puna dhe niveli i universiteteve iraniane për çdo vit po zhvillohet dhe po arrin në nivele më të larta.

Tags

Maj 17, 2018 15:05 Europe/Tirane
Komente