• Revolucioni islamik ka transformuar përllogaritjet botërore

Sekretari i përgjithshëm i Asamblesë botërore të Ehli Bejtit ka thënë se revolucioni islamik i Iranit ka transformuar të gjitha përllogaritjet dhe planet botërore dhe sfidoi si lindjen ashtu edhe perëndimin.

Hoxhatul’islam Muhamed Hasan Akhtari, në kuadër të ceremonisë me rastin e përvjetorit të  vdekjes së imam Khomeinit (ra), e cila u mbajt në qytetin Ourumie në veriperëndim të Iranit, përmendi ndikimin e pamohueshëm të revolucionit islamik të kryesuar nga imam Khomeini (ra) dhe tha: Në periudhën pas revolucionit islamik, botës islame i janë shtuar 500 milion myslimanë ku një pjesë e mirë prej tyre janë rezultat i këtij revolucioni. Ai vuri në dukje se përpara revolucionit në Iran gjendeshin 80 mijë konsulentë ushtarakë amerikanë dhe shtoi se tani Irani Islamik është kthyer në një fuqi që përballet me perëndimin dhe Amerikën dhe mbron fuqishëm të drejtat e veta përballë atyre.

Tags

Jun 04, 2018 10:35 Europe/Tirane
Komente