• 15 Khordadi, pikënisja e lëvizjes së madhe islamike e kombit iranian

15 Khordadi i vitit 1397 sipas kalendarit diellor që përkon me 5 qershorin e vitit 2018, është dita kur nisi lëvizja 15 Khordadi që është pikënisja e lëvizjes së madhe islamike e kombit iranian.

15 Khordadi është një datë historike për revolucionin islamik të Iranit dhe ai është pika e nisjes së kryengritjes së madhe të kombit iranian. 55 vjet më parë veprimet e Shahut dhe të Amerikës për të eliminuar islamin dhe për të zhvatur iranian, bëri që imam Khomeini (ra) të mbajë një fjalim tepër të rëndësishëm ku zbuloi planet dhe komplotet e tyre. Lëvizja e imam Khomeinit (ra) nisi prej vitit 1963 dhe në vitin 1979 arriti fitoren. Në këtë mes 15 Khordadi me padyshim ka luajtur një rol të jashtëzakonshëm në fitoren e revolucionit islamik. Me gjithë presionet e forcave të regjimit të Shahut dhe me gjithë ndalimin e fjalimeve të klerikëve fetarë në muajin muharrem që të flasin mbi krimet e Izraelit dhe mbi rreziqet që i kanosen islamit, imam Khomeini tregoi se është një revolucionar rezistent dhe i fortë dhe më 4 qershor të vitit 1963 ai mbajti një fjalim tepër të rëndësishëm ku dënoi regjimin Pahlavi. Menjëherë pas këtij fjalimi, forcat e sigurimit të Shahut arrestuan imam Khomeinin. Lajmi për arrestimin e imam Khomeinit (ra) u përhap kudo dhe njerëzit më 5 Qershor u ngritën në protesta të gjera kundër regjimit Pahlavi.

Jun 05, 2018 09:43 Europe/Tirane
Komente