• Irani kundërshton organizimin e mitingjeve të grupit terrorist MEK në Evropë

Kryetari i grupit për marrëdhënie parlamentare të Republikës Islamike të Iranit me Parlamentin e Evropës me anë të një letër dërguar homologut të tij në Parlamentin e Evropës, i ka dorëzuar atij një notë proteste në lidhje me organizimin e mitingjeve të grupit terrorist MEK në Evropë.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Kazem Xhalali me anë të një letre dërguar Janush Levandovski, kryetarit të delegacionit të Parlamentit Evropian për marrëdhënie me Republikën Islamike të Iranit, ka kundërshtuar organizimin e mitingjeve të grupit terrorist MEK në Evropë dhe ka kërkuar sensibilizimin e opinionit publik të Evropës në lidhje me natyrën terroriste të MEK. Kryetari i grupit parlamentar të Iranit për marrëdhënie me Parlamentin e Evropës në këtë letër vuri në dukje faktin se Republika Islamike e Iranit që nga fillimi i Revolucionit Islamik ka qenë një prej viktimave më të mëdha të terrorizmit në botë dhe ka theksuar: "Shumica e veprimeve terroriste në Iran janë kryer nga grupi terrorist MEK. Megjithëkëtë për fat të keq po vërejmë këtë realitet të hidhur se element të këtij grupi terroristë që i kanë të lyer duart me gjakun e mijëra qytetarëve të pafajshëm iranianë dhe funksionarëve shtetërorë dhe parlamentarë, po qarkullojnë në mënyrë të lirë në disa vende të Evropës dhe me pretekste të rrejshme për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, po gëzojnë kushte të mira dhe lehtësime të ndryshme në disa kryeqytete të Evropës dhe po veprojnë për të mashtruar opinionin publik evropian. Nga njëra anë pas heqjes politike të emrit të këtij grupi terrorist nga lista e grupeve terroriste të BE në vitin 2009, disa funksionarë dhe deputetë të Parlamentit Evropian duke anashkaluar të kaluarën kriminale të elementëve të grupit terrorist MEK, po marrin pjesë në takimet dhe mitingjet e tyre. Kjo është në kohën kur ndalimi i zgjerimit të aktiviteteve terroriste dhe përhapjes së krimeve të ekstremizmit në Evropë, ka nevojë për bashkëpunime dypalëshe, të sinqertë dhe duke shmangur sjelljet e dyanshme. Nuk duhet harruar se grupi terrorist MEK nuk ka kursyer kurrfarë përpjekjesh të drejtpërdrejta dhe indirekte për krijimin e ndarjes dhe mosmarrëveshjes mes të dy palëve, sidomos pas daljes së njëanshme dhe të paligjshme të Amerikës nga marrëveshja bërthamore".

Jun 11, 2018 13:47 Europe/Tirane
Komente