• Teherani paralajmëron Erbilin

Teherani ka protestuar zyrtarisht ndaj autoriteteve të Kurdistanit të Irakut pas një numri përpjekjesh të pasuksesshme nga grupet terroriste të bazuara në rajonin gjysmë autonom për të hyrë në Iranin fqinjë.

Siç njoftoi agjencia e lajmeve IRNA, Konsullata e Përgjithshme e Iranit në kryeqytetin e rajonit të veriut të Irakut, Erbil, dorëzoi të mërkurën një notë proteste në Departamentin e Marrëdhënieve me Jashtë të Qeverisë së Rajonit të Kurdistanit për të denoncuar aktivitetet e fundit të grupeve terroriste në disa zona kufitare mes Iranit dhe Kurdistanit irakian. Nota e protestës theksoi të drejtën e Forcave të Armatosura të Iranit për mbrojtjen legjitime dhe përballjen me epiqendrën e grupeve terroriste. Gjatë fundjavës, Garda e Revolucionit Islamik të Iranit shkatërroi tre grupe terroriste që kërkonin të depërtojnë në Iran në operacione të ndara, duke vrarë disa prej tyre në zonat kufitare Oshnavieh dhe Sarvabad në krahinën e Kurdistanit. Gjatë operacioneve të sigurisë, u konfiskuan një sasi e konsiderueshme e eksplozivëve, armëve dhe pajisjeve ushtarake.

 

Jun 13, 2018 21:06 Europe/Tirane
Komente