• Përfaqësuesi iranian niset për në Gjenevë për bisedimet e Sirisë

Asistenti i lartë i Ministrit të Jashtëm të Republikës Islamike të Iranit t për Çështjet Politike dhe Negociatori i Lartë i Iranit mbi bisedimet ndërkombëtare të paqes në Siri, të hënën u nisën për në Gjenevë.

Husein Xhaberi Ansari, asistenti i lartë i ministrit të jashtëm të Iranit, është planifikuar të zhvillojë bisedime dypalëshe me negociatorët kryesorë të dy vendeve të tjera, garantues të procesit Astana (Rusi dhe Turqi) dhe Përfaqësuesin Special të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për çështjet siriane. Negociatori kryesor i Iranit në bisedimet ndërkombëtare të paqes do të ketë  bisedime trepalëshe midis negociatorëve të lartë të tre vendeve që garantojnë bisedimet në Astana dhe Stefan de Mistura, Përfaqësuesi Special të Sekretarit të Përgjithshëm për Sirinë. Fokusi kryesor i dialogut dypalësh dhe shumëpalësh, i Husein Xhaberi Ansari, në Gjenevë, është që të lehtësojë fillimin e aktiviteteve të Komitetit të Kushtetutës siriane (miratuar nga Kongresi i Dialogut Kombëtar Sirian në Soçi). Bisedimet janë planifikuar me iniciativën e Republikës Islamike të Iranit dhe në bashkëpunim me Rusinë dhe Turqinë që synojnë vendosjen e paqes në Siri.  Xhaberi Ansari dhe De Mistura, më 10 qershor, ranë dakord për një raund të ri konsultimesh mbi Komitetin e Kushtetutës siriane, ku të pranishëm do të jenë tre përfaqësues të rangut të lartë të tre vendeve garantuese të bisedimeve në Astana dhe Përfaqësuesi Special e Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për Çështjet siriane takim që do të mbahet më 18 dhe 19 qershor 2018 në Gjenevë.

Tags

Jun 18, 2018 10:29 Europe/Tirane
Komente