• Kryetarja e MEK martohet me princin saudit!

Lajmi mbi martesën e kryetares së grupit terrorist Muxhahedin-e-Khalk, Marjam Raxhavi me princin saudit Turki al-Faisal u konfirmua zyrtarisht.

Takimi vjetor i MEK u mbajt në Paris të shtunën. Sipas burimeve të informuara, prania e zyrtarëve të lartë të Arabisë Saudite, Izraelit dhe Amerikës, së bashku me një propozim për një projekt për përmbysjen e qeverisë në Iran dhe shpallja e njoftimit zyrtar të martesës së  kryetares së MEK, Marjam Adnanlu (Raxhavi), me ish-kreun e inteligjencës saudite Turki al-Faisal, i cili është një princ me influencë në Arabinë Saudite, ishin lajmet kryesore të këtij takimi. Fjalimet e monafikinëve dhe mysafirëve të tyre të veçantë, sidomos zyrtarët e lartë të Arabisë Saudite, u drejtuan krejtësisht kundër Iranit. Thelbi i këtyre fjalimeve ishte rrëzimi i pushtetit si dhe nxitja e trazirave dhe e kaosit në Iran. Lajmi mbi martesën e kryetares së grupit terrorist Muxhahedin-e-Khalk, Marjam Raxhavi me princin saudit Turki al-Faisal vjen në një kohë kur antarët e kësaj organizate famëkeqe terroriste nuk lejohen të martohen dhe të lrijojnë familje.

 

Tags

Jul 03, 2018 22:05 Europe/Tirane
Komente