• Historia bashkëkohore dëshmon aktivitetet e paligjshme të SHBA

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, z. Behram Kasemi deklaroi të mërkurën se historia bashkëkohore është plot me aktivitete të paligjshme të ambasadave amerikane dhe veprime në kundërshtim me normat dhe parimet ndërkombëtare që synojnë dëmtimin e marrëdhënieve të jashtme të shteteve pritëse dhe ndërhyrjeve në punët e brendshme të tyre.

Sipas raportit të Departamentit të Medias të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, z.Kasemi hodhi poshtë deklaratën e pabazuar dhe akuzat qesharake të Sekretarit Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, duke i cilësuar ato vazhdim të përpjekjeve për krijim të atmosferës dhe luftës psikologjike ndaj aktiviteteve të ambasadave iraniane. Ai shtoi se ambasadat e Iranit veprojnë në kuadër të konventave ndërkombëtare dhe marrëdhënieve dypalëshe në vendet pritëse dhe në drejtim të zhvillimit të lidhjeve miqësore. Pompeo të martën akuzoi Iranin për përdorimin e ambasadave të tij për të komplotuar sulmet terroriste në Evropë. " Pompeo ngre pretendime të tilla të pabaza kundër vendit tonë, ndërsa shumë prova të akteve të spiunimit dhe akteve të sabotimit nga ambasadat amerikane me qindra ushtarakë dhe personel të sigurisë janë publikuar në burime të ndryshme dhe historia bashkëkohore është e mbushur me lloje të tilla të aktiviteteve të paligjshme që janë në kundërshtim me normat dhe ligjet ndërkombëtare", deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit .

 

Jul 11, 2018 20:02 Europe/Tirane
Komente