• Moska nuk bën kompromise mbi Iranin

Zv/Ministri i zhvillimit të teknologjisë dixhitale në Rusi ka thënë se Moska nuk diskuton dhe nuk bie në kompromis me asnjë vend, as me Amerikën, lidhur me Iranin.

Aleksi Volin. Zv/ministër i teknologjisë dixhitale, telekomunikacionit dhe komunikimit publik të Rusisë në krye të një delegacioni të lartë në cilësinë e përfaqësuesit mediatik të Rusisë po zhvillon një vizitë në Teheran. Ai pasi vizitoi agjencinë IRNA të lajmeve në një intervistë të tij theksoi forcimin e  marrëdhënieve të Iranit me Rusinë. Volin në një pjesë të fjalës së tij shpjegoi gjendjen e mediave në rusi dhe tha: Qëllimi i vizitës së delegacionit të mediave ruse në Teheran është zgjerimi i bashkëpunimit dhe hapja e një zyre të mediave ruse. Ky funksionar i Rusisë gjithashtu përmendi vazhdimin e sanksioneve të Evropës dhe Amerikës kundër Rusisë për shkak të Krimesë dhe tha: Këto sanksione jo vetëm që nuk krijojnë kufizime për ne por janë një mundësi për rritjen e prodhimit vendas dhe për zgjerimin e bashkëpunimeve me vendet fqinje. Sot në Teheran mbahet takimi i parë i bashkëpunimit mediatik Iran-Rusi.

Tags

Jul 12, 2018 09:03 Europe/Tirane
Komente