• Velajati takohet me presidentin e Rusisë

Këshilltari për çështje ndërkombëtare i liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit zhvilloi një takim me presidentin rus Vladimir Putin dhe i dorëzoi atij mesazhin e liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit dhe gjithashtu mesazhin me shkrim të presidentit të Republikës Islamike të Iranit.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Ali Akbar Velajati sot (të enjten) shkoi në rezidencën e presidentit të Rusisë në veriperëndim të Moskës dhe në takim me Vladimir Putin i dorëzoi atij mesazhin me special të liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit dhe mesazhin me shkrim të z. Hasan Ruhani, presidentit të Republikës Islamike të Iranit.

Këshilltari për çështje ndërkombëtare i liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit të mërkurën në krye të një delegacioni të lartë arriti në Moskë të Rusisë. Z. Velajati pas arritjes në Moskë në një prononcim për media vuri në dukje marrëdhëniet e rëndësishme strategjike të Iranit dhe Rusisë dhe deklaroi: “Gjatë viteve të kaluara është ngritur niveli i marrëdhënieve bilaterale, rajonale dhe ndërkombëtare mes Teheranit dhe Moskës. Bashkëpunimi i Frontit të Rezistencës të drejtuar nga Irani dhe Rusisë në luftën kundër terrorizmit dhe mbështetësve të tij në Siri, është një shembull i mirë i bashkëpunimit të Iranit dhe Rusisë që vetëm marrëdhënia strategjike dhe afatgjate mund të rezultojë në bashkëpunime të tilla”.

Jul 12, 2018 15:10 Europe/Tirane
Komente