• Kharazai: marrëveshja bërthamore ruhet me kushtin e tejkalimit të sanksioneve

Kryetari i këshillit strategjik për marrëdhëniet me jashtë ka  thënë se pas daljes së Amerikës nga marrëveshja bërthamore, nënshkruesit e tjerë të kësaj marrëveshjeje duhet të ndihmojnë Iranin në tejkalimin dhe anashkalimin e sanksioneve.

Sejed Qemal Kharazi i cili ndodhet në Pekin për të të marrë pjesë në takimin e Asamblesë Botërore për paqen, në një takim me krerët e institucioneve ndërkombëtare dhe të marrëdhënieve me jashtë ka thënë: Irani ka zbatuar angazhimet e tij në kuadër të marrëveshjes bërthamore dhe në rast të moszbatimit të plotë të kësaj marrëveshjeje nga anëtarët e tjerë nënshkrues të saj, qëndrimi i Iranit në këtë marrëveshje nuk ka kuptim. Kharazi rikujtoi rolin e Iranit në vendosjen e stabilitetit në rajon dhe tha: Fatkeqësisht, terrorizmi në rajon dhe krijimi i grupeve të tilla terroriste si ISIS nuk do të ishte e mundur pa ndihmën e disa vendeve të rajonit. Ai ndër të tjerë përmendi marrëdhëniet dhe bashkëpunimin e Iranit dhe të Kinës dhe theksoi zgjerimin akoma më të madh të tyre. Takimi i 7-të i Asamblesë Botërore të paqes me temë “ Barazia, paanshmëria dhe drejtësia” ka nisur punimet ditën e shtunë.

Tags

Jul 17, 2018 09:08 Europe/Tirane
Komente