• Amir Abdulahjan: Politika e Amerikës në mbështetjen ndaj grupit terrorist Monafekin, ka dështuar

Asistenti special për çështje ndërkombëtare i kryetarit të Parlamentit Islamik të Iranit deklaroi se politika e Amerikës në lojën me kartën e djegur grupin terrorist Monafekin (MEK) për të ushtruar presion mbi Republikën Islamike të Iranit, ka dështuar.

Husejn Amir Abdulahjan të martën në takim me Suzan Trestal, ambasadore e Holandës në Teheran, kërkoi nga autoritetet holandeze që t'i japin fund aktiviteteve të grupit terrorist Monafekin (MEK) në Holandë. Grupi terrorist Monafekin që nga fitorja e Revolucionit Islamik të Iranit e deri më tani ka kryer shumë operacione terroriste në Iran duke vrarë mbi 17 mijë qytetarë iranianë. Republika Islamike e Iranit shumë ka protestuar në mënyrë zyrtare ndaj vendeve perëndimore të cilat lejojnë qarkullimin e lirë të krerëve të grupit terrorist MEK dhe organizimin e takimeve dhe mitingjeve në qytete të ndryshme. Suzan Trestal në këtë takim vuri në dukje krimet e që kanë kryer grupet terroriste sidomos ISIS në rajon dhe theksoi në zgjidhjen e krizës në Siri.

 

Tags

Jul 17, 2018 12:26 Europe/Tirane
Komente