• Irani gati për të rritur pasurimin e uraniumit nëse bisedimet me BE dështojnë

Zëdhënësi i Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit tha se Irani është gati të rrisë pasurimin e uraniumit nëse bisedimet me BE dështojnë të ruajnë marrëveshjen bërthamore.

"Natyrisht kemi miratuar disa masa për të përgatitur terrenin për të rritur nivelin e pasurimit nëse është e nevojshme dhe nëse bisedimet me evropianët dështojnë", tha Behruz Kamalvandi, zëdhënës i Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit. Megjithatë, ai theksoi se Teherani vazhdon t'i përmbahet marrëveshjes bërthamore, e cila përcakton heqjen e sanksioneve bërthamore në këmbim të angazhimit të Iranit për të reduktuar programin e tij bërthamor paqësor. "Por në të njëjtën kohë, duke marrë në konsideratë çdo skenar, po përgatitemi për të rritur nivelin e pasurimit të uraniumit" shtoi zëdhënësi i Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit. Duke njoftuar se centrali atomik Bushehr gjeneron mbi 1000 MgW energji elektrike, ai përmendi detyrat e organizatës, duke shtuar se prodhimi i radiomedikamenteve dhe furnizimi i produkteve në sektorë të ndryshëm të industrisë, bujqësisë, mjedisit, naftës dhe peshkimit, janë gjithashtu detyra të tjera të Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit. Pas tërheqjes së Uashingtonit nga marrëveshja bërthamore, Donald Trump premtoi jo vetëm që të rivendoste sanksionet ndaj Iranit, por të imponojë edhe sanksione të reja, një veprim që shkaktoi zemërim në Teheran.

 

Jul 17, 2018 19:45 Europe/Tirane
Komente