• Mossadi pranon se bashkëpunon me MEK në komplotet kundër Iranit

Agjencia kryesore e spiunazhit të Izraelit, Mossad ka pranuar hapur se ka bashkëpunuar me grupin terrorist anti-iranian Muxhahedin-e-Khalk (MEK) mbi një komplot për të implikuar Republikën Islamike të Iranit në atë që tha se do të ishte një sulm me bombë në Paris.

Mossad tha se kishte punuar me agjencitë homologe belge, franceze dhe gjermane për të zbuluar një grup të dyshuar që po planifikonte të vendosë bombë në një konferencë të organizuar nga MEK më 30 qershor në kryeqytetin francez, njoftoi të enjten sajti izraelit Headshot. Eventi i MEK u organizua ashtu siç ishte planifikuar dhe u ndoq nga disa ish-zyrtarë amerikanë, evropianë dhe sauditë, duke përfshirë ish-shefin e spiunazhit saudit, Princi Turki al Faisal, i cili gjithashtu mbajti një fjalim. Ministria e Jashtme iraniane deklaroi se MEK po kërkonte të dëmtonte marrëdhëniet Iran-Evropë. "Republika Islamike e Iranit, dënon dhe kundërshton çdo veprim të dhunshëm dhe lëvizje terroriste në çdo pjesë të botës dhe në të gjitha format e saj", tha më 3 korrik zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane Behram Kasemi. Ka dëshmi se të dyshuarit e arrestuar në Belgjikë janë anëtarë të grupit terrorist MEK, tha ai, duke shprehur gatishmërinë e Iranit për të punuar për të sqaruar aspektet reale të asaj që ai e përshkroi si një "skenar të planifikuar" kundër Republikës Islamike.

 

Tags

Jul 20, 2018 21:01 Europe/Tirane
Komente