• Përvjetori i dështimit të grupit terrorist MEK në operacionin “Mersad”

Sot është përvjetori i disfatës shkatërruese të grupit terrorist Monafekin “MEK” në operacionin “Mersad”.

30 vite më parë më 27 korrik të vitit 1988, grupi terrorist Muxhahedine Khalk (MEK) katër ditë pas pranimit të rezolutës 598 të KS të OKB, me pajisjen dhe mbështetjen nga regjimi Ba’th i Irakut dhe nga disa shtete perëndimore, filloi avancimin drejt Iranit. Në orët e para të këtyre operacioneve që grupi terrorist MEK i kishte filluar me iluzion për ta pushtuar Teheranin dhe rrëzuar sistemin shtetëror të Republikës Islamike të Iranit, arriti të pushtojë dy qytete kufitare Sarpol Zehab dhe Islamabad në provincën Kermanshah, mirëpo terroristët e MEK në kohën kur përgatiteshin për të hyrë në Kermanshah, ranë në kurthin e luftëtarëve dhe forcave të armatosura të Iranit dhe pësuan një disfatë të rëndë. Në operacionin “Mersad” morën pjesë mbi 4800 pjesëtarë të armatosur të grupit terrorist MEK, por mbi 2500 prej tyre janë vrarë dhe janë shkatërruar pjesa më e madhe e pajisjeve luftarake të tyre. E kaluara e grupit terrorist Monafekin (MEK) është e mbushur me veprime kriminale dhe terroriste tronditëse ku si pasojë e tyre u vranë rreth 12 mijë civilë dhe qytetarë të pafajshëm iranianë. MEK në bazë të identitetit të devijuar dhe kriminel ka kryer krime të konsiderueshme edhe kundër popullit irakian, sidomos në shtypjen e kryengritjeve të kurdëve në veri të Irakut në operacionet e njohura me emrin “Enfal” gjatë viteve 1988-1989 që rezultuan me vrasjen e mijëra qytetarëve kurdë të Irakut me koordinim të regjimit Ba’th të ish-diktatorit Sadam Husejn.

Jul 27, 2018 15:16 Europe/Tirane
Komente