• Kërcënimet ushtarake do të kenë pasoja të rënda për armiqtë e kombit iranian

Në kuadër të 40 vjetorit të fitores së revolucionit islamik, kërcënimet dhe sanksionet e armiqve kanë arritur kulmin, mirëpo i vetmi kërcënim të cilin ata nuk e zbatojnë është kërcënimi ushtarak pasi për ata ndërhyrja ushtarake është tepër e rëndë dhe me pasoja dhe lufta e butë do t’i shkatërrojë ata.

Muhamed’ali Xhafari, komandant i gardës revolucionare Sepah, në një fjalim me studentët e forcave vullnetare basixh tha: Nëse potenciali i gardës revolucionare behet i ditur për presidentin e Amerikës, ai kurrë nuk do të bëjë një gabim dhe do ta kuptojë se kërcënimet naftore shumë lehtë do të marrin përgjigjen e duhur. Komandanti i përgjithshëm i Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit theksoi se nëse armiku synon agresion ushtarak kundër Iranit, atëherë një veprim i tillë do të ketë shpenzime shumë të larta për atë. Gjeneral Muhamed Ali Xhafari ne takimin me studentët në Teheran, deklaroi se gënjeshtrat e publikuara nga armiku janë neutralizuar me vigjilencën e funksionarëve shtetërorë dhe të popullit iranian, prandaj kërcënimet ushtarake të huaja që bëhen nga armiqtë nuk merren seriozisht nga Irani, për arsye se Republika Islamike e Iranit posedon forcën për t’iu përgjigjur. Gjeneral Xhafari gjithashtu i quajti boshe kërcënimet ushtarake të armiqve ndaj Republikës Islamike të Iranit dhe tha se në prag të 40 vjetorit të Revolucionit Islamik të Iranit kërcënimet dhe sanksionet e armiqve kanë arritur në kulmin e vet, mirëpo i vetmi kërcënim që nuk bëhet praktik është kërcënimi ushtarak për arsye se një veprim i tillë ka shpenzime shumë të larta për armiqtë. Sa i përket kërcënimeve të armikut kundër Iranit, Shefi i Përgjithshëm i Koordinimit i Ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit, tha se vazhdimi i transferimit të energjisë nga Gjiri Persik jashtë rajonit do të kushtëzohet nga vendosja e sigurisë nga ana e Iranit. Admiral Habibullah Sajari, në një bisedë me klubin e gazetarëve të rinj, ju drejtua vendeve që praninë e tyre në Gjirin Persik e justifikojnë me përpjekjen për të krijuar siguri në rajon dhe theksoi: "Irani ka deklaruar në mënyrë të përsëritur se prania e të huajve jo vetëm që nuk çon në siguri, por gjithashtu rrezikon sigurinë e rajonit". Duke u shprehur se perëndimorët me praninë e tyre në çdo pjesë të botës sjellin trazira dhe pasiguri, ai shtoi:" Nëse të huajt largohen nga Gjiri Persik, siguria e saj do të garantohet, sepse siguria në Gjirin Persik nuk ka nevojë për praninë e të huajve dhe kjo siguri do të garantohet me bashkëpunimin e vendeve të rajonit". Ndërsa Gjeneral Major Kasem Soleimani ka reaguar ashpër ndaj kërcënimit ushtarak të presidentit amerikan Donald Trump kundër Republikës Islamike, duke thënë se ai merr qëndrimin për t'u përgjigjur "si ushtar" pasi është në dinjitetin e presidentit të Iranit për ta bërë këtë. Duke iu drejtuar presidentit Trump, komandanti i Forcave elitare Kuds të Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit tha: "Ju na kërcënoni me një veprim që do të jetë 'i pashembullt' në botë. Kjo është retorika e stilit kabare dhe vetëm një pronar kabareje bisedon me botën në këtë mënyrë. " "Është nën dinjitetin e presidentit tonë për t'ju përgjigjur. Unë, po ju përgjigjem si një ushtar, "tha më tej Soleimani. Gjenerali i lartë iranian më tej i kujtoi Shteteve të  Bashkuara dështimet e saj në agresionet në Irak dhe Afganistan. Ne jemi kombi i martirizimit, ne jemi kombi i Imam Huseinit, bëni më mirë të hulumtoni. Ejani, ne jemi gati, ne jemi njerëzit e këtij mejdani. Ju e dini se kjo luftë do të thotë asgjësim i të gjitha mjeteve tuaja. Ju mund të filloni luftën, por ne do ta përfundojmë atë, "tha gjeneral Soleimani.  Shefi i shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura të Iranit në një deklaratë të publikuar në reagim ndaj deklaratave kërcënuese të qeverisë së Amerikës, ka theksuar se forcat e armatosura të Iranit do t'i japin përgjigje të ashpër çfarëdo lloj kërcënimi që bëhet në çfarëdo niveli kundër Iranit. Gjeneral Muhamed Bagheri, shefi i shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura të Republikës Islamike të Iranit,në këtë deklaratë ka thënë se iluzionet e gabuara të presidentit të Amerikës përball kapaciteteve dhe aftësive mahnitëse të popullit të Iranit dhe forcave të armatosura, kurrë nuk do të realizohen në praktikë.  "Populli i Iranit duke forcuar unitetin e vet kurrë nuk do të lejojë të realizohen qëllimet e Amerikës dhe të regjimit fals sionist të cilat ndiqen nëpërmjet ushtrimit të presionit ekonomike dhe politik. Republika Islamike e Iranit gjithnjë ka qenë flamurtare e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe si një fuqi që zotëron Gjirin Persik dhe ngushticën e Hormuzit, gjithnjë ka qenë garantuese e sigurisë së transportit detar në këtë korridor detar jetik dhe ekonomik të botës dhe posedon fuqinë për të vendosur çfarëdo lloj masash në këtë rajon", - thuhet në deklaratën shefit të shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura të Iranit.

 


 

Jul 28, 2018 09:58 Europe/Tirane
Komente